E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: SHBA shtrihet ne terrenin tradicional te Rusise

Permbledhje

Ministrat e Jashtem te NATO-s jane mbledhur ne Bruksel me 2-3 Dhjetor. Ceshtja me e nxehte eshte propozimi i SHBA per te zgjeruar Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP) per ish-shtetet sovjetike te Ukraines dhe Gjeorgjise. Shume prej anetareve evropiane te NATO-s nuk ka te ngjare te aprovojne nje plan te tille, vecanerisht duke marre ne konsiderate numrin e reformave qe duhet te marre nje vend per tu bere nje anetar i frytshem i NATO-s. Megjithate, SHBA dhe vende te tjera anetare te NATO-s duna te bejne nje perpjekje me te madhe ne periferine e Rusise perpara se Moska te levize per te ngurtesuar zoterimin e saj mbi Ukrainen dhe Gjeorgjine.

Analize

Ministrat e jashtem nga vendet anetare te NATO-s jane duke zhvilluar takimin e tyre vjetor ne 2-3 Dhjetor ne Bruksel, ku ceshtja me e nxehte eshte nje propozim i iniciuar nga SHBA per te zgjeruar Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP) per ish-shtetet sovjetike te Ukraines dhe Gjeorgjise.

Uashingtoni, se bashku me pjesen tjeter te botes, e dine se duke e terhequr Ukrainen dhe Gjeorgjine larg nga Rusia eshte nje nga menyrat me te sigurta per te frenuar influencen e Rusise dhe per ta mbajtur Mosken nga levizja drejt perendimit. Plani i Perendimit per ta bere kete fitoi terren ne Gjeorgji me Revolucionin e saj te Trendafilte me 2003, dhe ne Ukraine me Revolucionin e saj te Portokallinjte ne 2004, te dy keto revolucione sollen ne pushtet qeveri pro-perendimore. Por prej asaj kohe, Moska ka rritur perpjekjet e saja per te demtuar influencen e perendimit ose per te penguar kete influence qe te konsolidohet ne Ukraine dhe Gjeorgji.

SHBA u bene nje premtim te paqarte te dy ish-republikave sovjetike ne Samitin e NATO-s, ne Bukuresht, se MAP-i do te ishte zgjeruar ne takimin e Ministrave te Jashtem te NATO-s ne Dhjetor. Por nderkohe, Rusia ndihmoi per te copetuar qeverine ukrainase dhe hyri ne lufte me Gjeorgjine, duke sinjalizuar ne kete menyre se ajo i konsideron te dy vendet si territore tradicionalisht te vetat, dhe se Perendimi duhet te ruaj distancen.

SHBA, se bashku me Britanine e Madhe dhe me pjesen me te madhe te Evropes qendrore, besojne se anetaresimi tani ne NATO per Ukrainen dhe Gjeorgjine do ti jape fund rigjallerimit te Rusise perpara se Moska te mund te beje ndonje levizje tjeter. Tbilisi dhe Kievi (ose te pakten pjeset pro-perendimore te Kievit) mbrojne gjithashtu idene se nese Perendimi nuk do ti afroje tani formalisht, Rusia ka shume te ngjare te rivendose pretendimin e saj per cdo vend.

Pikepamja e Evropes perendimore mbi ceshtjen e MAP-it ndryshojne nga kjo. Megjithese frenimi i Rusise ka tani kuptim strategjik, si Ukraina ashtu edhe Gjeorgjia do tu duhet te bejne nje numer te madh reformash - politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe institucionalisht, perpara se ato te mund te jene produktive si anetare te NATO-s. Disa prej anetareve te aleances, si Franca dhe Gjermania, duan qe te shtyjne hyrjen e ish-shteteve sovjetike ne NATO derisa ata te mund te provojne se jane te qendrueshem dhe te afte per te kontribuar ne misionet e sigurise se NATO-s, para se gjithash duke sjelle esencialisht nje dobi ne sigurine per aleancen, sesa nje humbje te paster qe Ukraina dhe Gjeorgjia do te krijonin duke iu bashkuar NATO-s dhe duke kerkuar me shume siguri nga aleanca sesa ata kontribuojne.

Rusia ka shfrytezuar kete percarje midis anetareve te NATO-s dhe ka vepruar aktivisht ne drejtim te Gjermanise dhe Frances per te parandaluar qe aleanca te zgjeroje MAP-in. (Brenda NATO-s, duhet vetem nje veto per te parandaluar nje levizje te tille). Rusia gjithashtu u ka kujtuar disa vendeve anetare te NATO-s se ajo mund t'ua beje jeten shume te veshtire nese ata do te dalin kunder deshirave te saja. Gjermania dhe Franca kane dale te dyja kunder zgjerimit te MAP-it per Ukrainen dhe Gjeorgjine, kryesisht per arsye teknike qe kane te bejne me mungesen e gatishmerise se shteteve dhe/ose unitetin ne teresi per anetaresimin. Berlini merr pjesen me te madhe te furnizimeve te veta me energji nga Rusia - ndonjehere Moska mund ti nderprese ate pa asnje dyshim. Parisi eshte presidenti aktual i BE-se dhe ishte ndermjetesi i paqes midis Rusise dhe Gjeorgjise gjate luftes se tyre ne gusht, dhe per kete arsye nuk deshiron qe te shpertheje nje tjeter konflikt me Rusine.

Tani per tani, MAP nuk do te ndodhin per Ukrainen dhe Gjeorgjine. Por Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolenza Rajs, vizitoi disa vende kryesore te NATO-s - si Britanine dhe Italine - ne prag te Samitit aktual te NATO-s per te bere fushate per nje plan te ri per Ukrainen dhe Gjeorgjine. Ky plan do te zgjeronte shume Komisionet NATO-Ukraine dhe NATO-Gjeorgji, nje veprim qe pasqyron pergatitjet qe duhet te beje secili shtet nese ai do te zgjeroje nje MAP, dhe pergatisin ne kete menyre praktikisht nje vend per anetaresimin eventual ne Aleance, megjithese jo hapur.

Plani i Rajs ndryshoi dinamiken e pergatitjes se secilit vend per anetaresim. Nese MAP-i do te ishte zgjeruar tek Ukraina dhe Gjeorgjia, NATO - ne te cilen secili vend ka fjalen e tij - do te ishte e ngarkuar per reformimin e vendeve ne pergatitje per anetaresim. Por duke zgjeruar thjesht Komisionet i mban pergatitjet ne nje plan bilateral dhe i jep SHBA me shume kontroll ne drejtimin e Ukraines dhe Gjeorgjise. Megjithate, natyra afatgjate e planit Rajs dhe MAP mund te beje qe asnje prej tyre te kete sukses.

Se pari, Rajs eshte duke drejtuar perpjekjet e SHBA per Gjeorgjine dhe Ukrainen megjithese ajo pas 6 javesh do te largohet nga posti dhe perpara se administrata Obama te vije ne detyre. Pa nje MAP formal i cili eshte miratuar nga e gjithe NATO dhe si rrjedhim perdor sekretariatin e aleances per te menaxhuar MAP-in, shtysa per anetaresimin per dy vendet ish-sovjetike eshte e varur pothuajse teresisht ne interesat aktuale te SHBA per te bere qe te perfundoje ne menyre normale nje proces. Dhe per arsye se akoma eshte e paqarte nese grupi i politikes se jashtme te Obames do te doje te vazhdoje nje perpjekje agresive kunder Rusise, vecanerisht kur ka kaq shume ceshtje ne pjaten e tij, nxitja e anetaresimit te Ukraines dhe Gjeorgjise shume mire mund te zbrese poshte brenda disa javeve.

Se dyti, edhe nese Ukraina dhe Gjeorgjia eventualisht do te bejne reforma dhe te modernizohen mjaftueshem jo vetem per te plotesuar kerkesat e zakonshme per t'u pranuar MAP-i por edhe per te kontribuar qartazi per sigurine e aleances (nje mundesi e larget, per te mos thene minimale), anetaresimi nuk do te ishte i garantuar. Te gjithe anetaret e Aleances do te duhej qe ta miratonin kete, dhe kjo mundesi eshte duke u dukur me e vogel ndersa plasaritjet brenda NATO-s po behen gjithnje e me te thella.

Se treti, sa me shume qe Perendimi pret per te futur Ukrainen dhe Gjeorgjine ne NATO, aq me e madhe behet mundesia qe qeverite pro-perendimore ne keto vende te bien nga pushteti. Si Kievi ashtu edhe Tbilisi jane teper te paqendrueshem, dhe te dyja kane levizje te gjera te cilat jane pro-ruse (ose te pakten simpatizuese ndaj qendrimit te Rusise) dhe mund te drejtojne ose te copetojne vendin). Hezitimi nga ana e Perendimit i jep gjithashtu me shume kohe Rusise per te vepruar per te kundershtuar influencen perendimore brenda secilit vend, dhe per te dobesuar pozicionet e disa prej vendeve anetare te NATO-s te cilet deshirojne qe dy vendet te behen ndonjehere anetare.

Rusia nuk ka nje kohe te pakufishme per te vepruar, vecanerisht perderisa SHBA eventualisht do te zgjedhin midis ceshtjeve te cilat e mbajne ate te bllokuar. Por mosveprimi i NATO-s do te zgjeroje dritaren e Rusise.

"The stratfor survey"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›