E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 60 mije euro per njeriun e sekreteve te NATO-s

Kuvendi pritet te miratoje brenda tetorit draftin per Qendren e Perbashket te Informacionit

Aleanca e Atlantikut te Veriut e vendos Shqiperine ne sfiden e radhes per ruajtjen e konfidencialitetit per mbrojtjen e informacionit sekret te klasifikuar. Pala shqiptare do te kete se shpejti nje perfaqesues ne Intelligence Fusion Centre ose e njohur ndryshe si Qendra e Perbashket e Informacionit. Pala shqiptare do te paguaje 60 mije euro ne vit per pagesen akomodimin dhe sherbimet qe do te kryeje nje punonjes i specializuar qe ti sherbeje bordeve te inteligjences ushtarake te NATO-s. Marreveshja e memorandumit mes Shqiperise dhe NATO-s ndodhet aktualisht ne zyrat e administrates se Kuvendit dhe pret diskutimin ne komisionet perkatese brenda 30 diteve. Ne baze te ketij memorandumi Shqiperia do te kete akses ne sekretet e NATO-s por si fillim duhet te kaperceje skandalet e fundit per humbjen e nje laptopi te koduar ne OKB dhe te kaperdije akuzat per rrjedhje te informacionit te klasifikuar. Ky draft do te diskutohet ne kater komisione parlamentare. Komisioni pergjegjes eshte ai per Sigurine Kombetare me pas do te marre miratimin edhe ne Komisionin per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ne Komisionin e Jashtem dhe ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave. Kjo qender ka te punesuar mbi 160 persona nga vendet anetare te NATO-s dhe SHBA. Ajo siguron informacionin e inteligjences per operacionet e forces se reagimit te NATO-s kryesisht ne Afganistan ku pala shqiptare eshte pjese. Me pas ky informacion ndahet me vendet aleate. Ky eshte nje tjeter shans qe i ofrohet pales shqiptare pas gafave te fundit per rrjedhje informacioni dhe mungeses se papergjegjshmerise per humbjen e nje laptopi te koduar ne OKB per te cilen opozita ne Shqiperi ka kerkuar hetim duke i bashkangjitur ne kete pike edhe akuzat e fundit per rrjedhje informacioni te klasifikuar nga pala shqiptare ndaj Serbise. Kjo do te jete nje prove e madhe per Shqiperine per te lene pas gjithe keto akuza te akumuluara per mosrespektim te konfidencialitetit.

Qendra e informimit

Shqiperia dhe Kroacia si anetare te rinj te NATO-s nuk kane ende nje perfaqesues te tyre ne kete qender dhe si te tille jane te ftuar te behen pjese e saj. Pjesemarrja ne qender varion sipas shteteve anetare. Perfaqesuesit me te shumte ne numer i kane Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet e tjera kane tre deri ne pese perfaqesues personel. Pjesemarrja e Shqiperise ne Inteligence Fusion Centre eshte sugjeruar dhe kerkuar vazhdimisht nga bordet e inteligjences ushtarake te NATO-s ne te cilat vendi yne perfaqesohet nga strukturat e inteligjences ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes. Aderimi i Shqiperise ne kete memorandum mirekuptimi eshte cilesuar i rekomandueshem edhe per vete faktin se NATO nuk ka struktura grumbulluese ne fushen e inteligjences por mbeshtetet ne informacionet e vendeve anetare te saj. Analizat qe prodhon kjo qender jane te integruara dhe gjitheburimshme. Kontributi me nje personel nga vendi yne ne kete qender do te shtonte per strukturat tona te inteligjences nje burim me shume informacioni te rendesishem per analiza dhe vleresime te cilat shpesh kerkohen nga strukturat respekive te NATO-s. Per me teper kjo eshte e rendesishme po te kemi parasysh se cdo vend anetar ne Qendren e Perbashket te Informimit ka akses per perdorimin e informacionit te integruar ne menyre te barabarte. Me pjesemarrjen ne Qendren e Perbashket te Informimit Shqiperia do te kontribuoje me nje personel te saj analist i cili do te punoje per qendren por shpenzimet dhe pagesa e tij do te perballohen nga vendi dergues. Shpenzimet perfshijne pagesen akomodimin si dhe mbajtjen e familjes atje. Shqiperia do te paguaje nje kuote vjetore 60 mije euro qe do te perballohen nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›