E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimorët, aksion për prishjen e 40 banesave

Shkodër

Rreth 260 ndërtime me leje dhe pa leje do të prishen gjatë kësaj jave në periferi të qytetit të Shkodrës, ku do të kalojnë punimet për unazën e qytetit. Aksioni i policisë ndërtimore ka nisur ditën e djeshme me prishjen e rreth 40 objekteve, që kanë qenë kryesisht mure rrethuese, shtesa banesash dhe dyqane. Në mbështetje të policisë ndërtimore kanë qenë edhe uniformat e policisë së rendit dhe ajo bashkiake. Gjatë aksionit nuk ka pasur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit ishin lajmëruar prej kohësh për prishjen e objekteve në pronësi të tyre dhe janë futur në skemën e dëmshpërblimeve. Ditët në vazhdim priten të jenë më problematike për policinë ndërtimore, pasi aksioni do të vijojë me shembjen e disa shtëpive, pronarët e të cilave nuk kanë qenë dakord me vlerën e dëmshpërblimit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›