Ndërtimorët dhunojnë pronën private të familjes Kika
Një ditë pas dhunimit të pronës private nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit, familja Kika, që disponon truallin, ka depozituar një ankesë pranë Bashkisë së Tiranës. Pronarët e tokës kërkojnë ndihmë, pasi struktura e Inspektoratit, që varet nga Ministria e Punëve Publike, ka ndërhyrë në pronën e tyre pa asnjë urdhër të shkruar, duke tentuar të mbushin plotësisht gropën, e cila ishte hapur për ndërtim. Ata e kanë cilësuar këtë veprim si një rast të paprecedentë kur shteti cenon një pronë private duke e dëmtuar atë dhe, mbi të gjitha, duke shkelur ligjet në fuqi. Pretendimi i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar për ndërhyrjen është se ky truall do të kthehet në lulishte. Por Bashkia e Tiranës, e cila e ka këtë kompetencë, nuk e ka marrë një vendim të tillë. Mbi të gjitha, Inspektorati ka sfiduar ligjin, pasi që në vitin 1996, me vendim të KRRT-së së Bashkisë dhe me firmën e ish-kryetarit Sali Kelmendi, u është dhënë pronarëve të truallit leje për ndërtim në një sipërfaqe prej 2024 metrash katrorë. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës e cilëson këtë situatë të pazakontë. Në rastin konkret, vetë shteti e ka shkelur katër herë ligjin, së pari ka dhunuar rrethimin, ka ndërhyrë në pronë private, ka prishur reklamat dhe ka dëmtuar rrugën. Mesnatën e së mërkurës punonjës të Inspektoratit Ndërtimor kanë ndërhyrë në pronën e familjes Kika, pa paraqitur asnjë dokument zyrtar. Në këtë aksion, Inspektorati ka pasur edhe mbështetjen e policisë së rendit.
Ndryshojnë tarifat për paditë civile nëpër gjykata
Shërbimet që preken nga udhëzimi i dalë nga Ministria e Drejtësisë
Mbingarkesa e këtyre padive nëpër gjykata shtrenjton koston për paditësit
Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë përcakton tarifa të reja për një sërë shërbimesh në gjykatë, noteri, prokurori dhe përmbarim. Sipas udhëzimit më të fundit të ministrit të Drejtësisë, këto tarifa janë shtrenjtuar për shkak të numrit të lartë të kërkesa që përbëjnë në shifrat zyrtare në këto institucione. Burimet nga kjo ministri shpjegojnë se një nga arsyet është bërë dhe dhjetëfishimi i numrit të padive për kreditë e këqija. Statistikat zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kanë shënuar gjatë muajit tetor edhe shifrën më të lartë mbi numrin e padive civile të depozituara nga bankat për kreditë e këqija. Por nuk mbeten pas dhe shumë padi të tjera civile, që janë objekt më pas për ekzekutim nga zyrat e Përmbarimit shtetëror.
Paditë
Sipas burimeve nga gjykata, këto dosje po kthehen në problem për shqyrtimin e tyre, për shkak të numrit të madh që ndodhet në secilën zyrë të gjyqtarëve. Për herë të parë, në lidhje me këtë fenomen, bëhen publike statistikat zyrtare të kësaj gjykate, të cilat tregojnë se kur ka nisur shqetësimi i bankave për mosshlyerjen në kohë të kredive nga ana e kreditorëve. Ndërsa padia mbërrin në gjykatë, bankave, nëpërmjet juristëve të tyre, u duhet të ndjekin vijueshmërinë e vendimit edhe nëpër zyrat e Përmbarimit, pasi do të jenë përmbaruesit që do të ekzekutojnë vendimet e gjykatës deri në sekuestrim të pasurive të qytetarëve që nuk kanë shlyer kredinë. Këto dosje kanë problemet e tyre që në fazën e shqyrtimit nga gjykata. Adresat e pasakta dhe ndërrimi i vendbanimit nga ana e qytetarëve i ka bërë më të vështira këto vendime, për të mos thënë të paekzekutueshme.
Mbingarkesa
Statistikat gjithmonë kanë treguar se një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës gjykon në një vit sa totali i dosjeve që mund të gjykojë një gjykatë në një rreth të vendit. Mirëpo, gjatë këtyre muajve, këto statistika janë rënduar edhe më tej. Shkak janë bërë paditë e depozituara nga bankat e nivelit të dytë për kreditë e këqija. Fluksi i këtyre padive u ndje edhe në pjesën e dytë të vitit të kaluar, por në këtë vit ato janë dhjetëfishuar. Gjyqtarët tregojnë se këto dosje po krijojnë një kaos edhe për çështjet e tjera, për shkak se ato kanë mangësi në të dhënat që paraqesin bankat dhe gjykimi për këto kërkesa vijon për javë me radhë. Sipas tyre, një ditë pune për ta mund të përfshijë më shumë se 10 procese, nga të cilat jo të gjitha mund të zhvillohen po brenda kësaj dite. Përveç mungesës së zakonshme të palëve në proces, zgjatja e një procesi më shumë se ç’ishte parashikuar shkakton shtyrjen e të gjitha orareve të përcaktuara. Kalendari i gjyqeve për ta është tepër i ngarkuar, duke qenë se janë në pritje dhjetëra dosje që zënë vend nëpër tavolinat e gjyqtarëve civilë. Gjatë këtij nëntëmujori shifrat tregojnë se numri i padive për kreditë e këqija ka shkuar në 3 mijë dosje. Por, një vit më parë ka qenë rreth 50 dosje më pak dhe në vitet e kaluara gjithmonë numër më i vogël i këtyre padive. Në lidhje me këto padi, statistikat e Gjykatës zerohen gjatë vitit 2004.
Tarifat e reja që kanë ndryshuar
Tarifat që kryhen në përmbarimin privat dhe shtetëror:
Për vënien në ekzekutim të vendimeve të titujve të tjerë me objekt të pavlerësueshëm, 3500
Për vënien në ekzekutim të vendimeve të titujve të tjerë me objekt të vlerësueshëm, 3500
Kundrejt shtetasve, 2 për qind
Kundrejt personave juridikë, 2 për qind
Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësorë, 200
Për përkthime të çdo lloj akti ose dokumenti nga përmbaruesi me kërkesë të interesuarit, 200
Për vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor, 0
Boc
Për regjistrimin e personave, fizikë e juridikë privatë (shtetas shqiptarë), 1000
Për regjistrimin e personave, fizikë e juridikë privatë (shtetas të huaj), 4 500
Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisje me pasaportë për jashtë shtetit, 200
Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë, 200
Kërkesë-padi që paraqiten në gjykatë Masa e taksës në lekë
Për pension ushqimor pa pagesë
Për vërtetim fakti 3000
Padi për zgjidhje martese 3000
Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike 3000
Padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi Masa e taksës në lekë
Me vleftë deri në 100 000 lekë 3000
Me vleftë mbi 100 000 lekë 1% e vlerës
Padi për pjesëtim pasurie 3000
Padi për kthim në punë pa pagesë
31 Tetor 2009