E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimorja e Vlorës vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje

>Inspektorati ndërtimor në Vlorë ka vijuar dje aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen Uji I Ftohtë. Drejtori i inspektoratit ndërtimor, Rudi Alikaj kabërë të ditur gjatë këtij aksioni se asnjë ndërtim pa leje nuk do të falet nga ky inspektorat. Në këtë kuadër, qysh në orët e para të mëngjesit, forca të ndërtimores, të mbështetura edhe nga uniformat blu të policisë së bashkisë dhe ato të rendit janë nisur për në lagjen Uji i Ftohtë, ku kanë rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje. Disa prej këtyre ndërtimeve u prishën përpara festave të fund vitit dhe ashtu siç edhe ishte premtuar, dje rinisi prishja e ndërtimeve të tjer, të mbetura pezull. Në të vërtetë këto prishje kanë hasur shumë probleme, më së shumti të infrastrukturës sepse ato janë ndërtuar atje ku nuk shkon asnjë mjet teknik që nevojitet për prishjen e tyre. Po ashtu, evidentimi i prishjeve është bërë për ato objekte që nuk i ka kapur ligji I legalizimeve dhe për këto ndërtime kishte përfunduar ky afat. Në këtë zonë janë 20 ndërtime që do të njohin forcën e ruspës së inspektoratit të ndërtimit, ndërkohë që në të gjithë qytetin janë rreth 120 ndërtime të tilla. Gjatë aksionit të djeshëm, ndërtimorja nuk ka hasur në rezistencën e banorëve. Sipas Alikajt, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Prishja e ndërtimeve pa leje është diskutuar prej kohësh në këtë zonë, pasi kjo e fundit ka qenë gjithnjë problematike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›