E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria demshperblen familjet e demtuara nga rreshqitjet e dheut

Moti i keq ne muajin mars e prill 2010 ne rrethin e Librazhdit krijoi mjaft probleme ne dy komuna te ketij rrethi pikerisht ne komunen e Qukesit dhe ate te Qendres. Nga moti i keq u shkaterruan 23 shtepi dhe u shkaterruan edhe mjaft siperfaqe toke bujqesore si peme frutore dhe vreshta. Drejtoria e Emergjencave Civile Ministria e Brendshme dhe ajo e Pushtetit Lokal ne bashkepunim me Prefekturen e Qarkut te Elbasanit verifikuan ne terren gjithe demtimet duke bere matjet dhe preventivat e duhur per cdo familje duke llogaritur imtesisht cdo detaj dhe se fundi bene demshperblimin e tyre me 18 600 000 leke. Sipas nenprefektit te Librazhdit Arianit Leka ne bashkepunim me institucionet e shtetit u arrit qe ne nje kohe rekord te behet demshperblimi i te gjitha familjeve duke u bere te mundur rehabilitimin e shtepive dhe te mbeten te kenaqur. Falenderojme nepermjet gazetes suaj Kryeministrin shqiptar i cili beri te mundur mbajtjen e fjales per te ndihmuar keto familje. Po keshtu gjate muajve te veres ne gjashtemujorin e pare u demshperblyen dhe familjet e Qafe-Dardhes te komunes se Polisit. Shahe Dashballa 70 vjec thote Jemi vertet te kenaqur nga shteti megjithese ne fillim kane abuzuar mjaft edhe shume njerez te politikes duke na thene qe nuk do te marrim para por ja qe sot i morem keto para dhe jemi shume te lumtur. Falenderojme qeverine shqiptare per ndihmen qe na dha. Jane 14 familje ne fshatin Karkavec te komunes Qukes dhe 9 familje ne Dorez te komunes Qender.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›