E Shtunë, 31 Tetor 2026

35 mln euro per modernizimin e portit te Durresit

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual ne Durres ing. Eduard Ndreu ka deklaruar dje per standard se brenda vitit 2010 porti i Durresit do te jete ne standardet nderkombetare.

Duke folur mbi projektet e planet e APD z. Ndreu deklaroi dje per standard se ne e kemi te qarte rrugen qe duhet pershkuar deri ne modernizimin e plote te tij. Zgjerimi i terminalit ne lindje te portit do te kerkoje largimin e turqve te Kurum pronare te 8 ha toke qe per realizimin e ketij projekti do te shpronesohen kundrejt pageses per vleren e tokes. Per kete qellim kemi planifikuar 1 mln euro. Per z. Ndreu prioriteti i prioriteteve mbetet thellimi i portit i cili per shkak te thellesise se vogel renditet tek portet mesatare.

Zoti Ndreu mund te radhisni disa prej projekteve madhore qe po gjejne zbatim ne portin me te madh te vendit per vitin 2010 dhe me tej

Po kjo eshte e vertete porti me i madh i vendit eshte perfshire prej 5 vitesh nga zbatimi i projekteve madhore. Per mua dhe stafin tim kjo eshte edhe periudha kur mund te rreshtoj edhe projektet jo nga koha se kur jane realizuar por nga rendesia e tyre. Projekt i nje rendesie te vecante eshte zgjerimi dhe modernizimi i terminalit te trageteve. Ky eshte nje projekt me nje vlere prej 15 milione eurosh dhe eshte i vetmi qe po realizohet me nje kredi te huaj pasi projektet e tjera i kemi realizuar me parate tona. Projekti i ketij terminali perfundon ne pranveren e vitit 2011 dhe deri me tash nje pjese e tij eshte vene ne pune. Ne perfundim terminali do te kete nje siperfaqe prej 60.000 m2 prej te cilave 4.000 m2 godinat dhe 56.000 m2 sheshet. Ai do te kete nje kapacitet perpunimi per 15 milion pasagjere ne vit. Nder projektet e realizuara eshte ndertimi dhe pajisja e MKZ se portit. Per kete u shpenzuan 35 milione leke per godinen dhe 50 milione leke per mjetet dhe infrastrukturen. Eumlshte ndertuar Zona Administrative me 3 korpuse ku do te strehojme perkundrejt qirase biznese te ndryshme qe lidhen me portin. Ky projekt kushton 12 milion euro. Kemi ngritur sistemin e sigurise portuale si dhe ate te monitorimit te cilet kane kushtuar mbi 1 mln euro. Nderkohe eshte ne proces modernizimi kalata lindore. Per kete projekt kemi planifikuar 111 mln dollare. Jane 270 m kalate qe do te modernizohen. Ajo do te jete 30 m e gjere dhe pas saj do te krijohet edhe nje shesh me te njejtat permasa. Po brenda ketij projekti eshte perfshire edhe thellimi i detit pergjate kalates nga 7 m thellesi qe eshte sot ne 115 m. Deri tani vetem per ndricimin e kesaj zone kemi instaluar 28 kulla ndricimi si dhe kemi vendosur ne pune 3 elektro-vinca te cilet me pare iu nenshtruan procesit te modernizmit. Ne keto kushte ne kete kalate puna per perpunimin e anijeve vazhdon 24 ore pa nderprerje.

Sipas jush cilat jane projektet e vitit 2011 per APD

Ato jane te shumta porti i Durresit e kam deklaruar edhe me pare do te jete porta kryesore e mallrave ne rajonin tone. Por prioriteti i prioriteteve mbetet thellimi i portit per shkak te thellesise 7 m porti yne klasifikohet ne portet mesatare. Ne tashme kemi nisur nga puna per kete projekt. Kemi angazhuar nje kompani gjermane HPCHamburg Port Consulting e cila po merret me studimin e zones nenujore analizat gjeologjike kimike e te ndikimit ne mjedis. Kjo kompani do te na sugjeroje termat per thellimin e portit. Me pas do te kalohet ne procesin e tenderimit qe i bie nga fillimi i vitit te ardhshem. Qe tani gjermanet na kane sugjeruar qe dheu qe do te germohet ose mund te shitet ne tregun e huaj ose mund te perdoret per krijimin e nje terminali ne lindje te portit detar. Synohet qe pas perfundimit te ketij projekti te realizohet nje thellesi prej 115 m ne kalate dhe 125 m ne kanal. Kjo thellesi do te lejoje hyrjen ne port te anijeve te tonazhit te larte. Sapo te largohet peshkimi nga vendi ku ndodhet sot do te punohet per zgjerimin e terminalit te trageteve. Kjo do te kerkoje nje pauze 2 apo 3-vjecare. Por do te procedohet ne vazhdimesi per ndertimin e terminalit te cimentos atje ku sot eshte vendosur kantieri detar Kurum shpk. Turqit kane ne pronesi 8 ha toke. Ne duke u mbeshtetur ne ligjin shqiptar do ta shpronesojme ate duke paguar per vleren e tokes. Per kete kemi planifikuar 1 milion dollare.

Zoti Ndreu cilat jane projektet e modernizimit te sektorit te sherbimeve ne portin tuaj

Ai sektor mbetet thembra e Akilit per mua dhe stafin tim. Ai ka qene nje drejtim i rendesishem i punes sone. Tashme pjesa dermuese e sherbimeve portuale jane privatizuar dhe po shkohet drejt transformimit te APD ne pronar te te gjithe tokes se portit dhe ne menaxhues te kesaj pasurie. Gjate ketyre 5 vjeteve eshte privatizuar procesi i mirembajtjes se elektro-vincave. Jane krijuar 2 kompani private ngarkim-shkarkimi dhe ne proces eshte edhe nje e trete. Po punohet per dhenien me koncesion te terminalit te konteinereve. Gjithashtu po punojme per privatizimin e procesit te mirembajtjes se pajisjeve dhe linjave elektrike. Shume shpejt nuk do te degjohet me per elektriciste apo hidraulike te portit por per kompani qe mirembajne keto sisteme. E gjithe kjo pune per zhvillimin dhe modernizimin e portit si dhe per privatizimin e sherbimeve ka sjelle vetem per vitin 2009 nje shume prej 28 miliarde lekesh fitime nga 17 miliard qe ishte ajo ne vitin 2005.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›