E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani nis konsultimet për kryeprokurorin e ri – PS rreshtohet kundër, por PBDNJ nuk e ndjek

20-11-2012 / Gazeta 55

Presidenti, Bujar Nishani thirri sot ne takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, te cilat synojnë te evidentojnë vlerat me te mira qe duhet te përfaqësoje figura e ardhshme e Prokurorit te Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm ne sistemin e drejtësisë ne Shqipëri. Në orën 10:00 ashtu siç e parashikon axhenda është shfaqur në ambientet e Presidencës kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka startuar dhe turin e konsultimeve për kryeprokurorin e ri të Republikës. Mësohet se gjatë kësaj bisede kreu i ligjvënësve demokrate ka propozuar qe kandidati të jetë i fushës së drejtësisë, të ketë integritet moral dhe profesional. Kreu i ligjvënësve socialistë, Gramoz Ruçi ka përfunduar takimin me Presidentin Nishani ka shprehur qartazi qëndrimin e forcës parlamentare që përfaqëson lidhur me mandatin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Sipas tij, PS është e mendimit se mandati i kryeprokurorit aktual përfundon në 23 maj dhe jo në 22 nëntor, siç mendon mazhoranca qeverisëse dhe vetë kreu i shtetit. Një qëndrim të tillë, Ruçi e bëri me dije se e ka propozuar dhe me shkrim për Presidentin, ndërkohë që mesazhin se Ina Rama është shumë e rëndësishme për PS-në e ka perseritur edhe Edi Rama dora vetë, ne nje deklarate te posaçme per shtyp. Megjithatë, duket se ne koalicionin “kashtë e koqe” të opozitës s’ka konsensus per asgje. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ne takimin me presidentin, ka deklaruar se data e mbarimit te mandatit te kryeprokurorit për të eshte nje detaj i parendesishem. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka propozuar një emër konkret për kandidaturën e Kryeprokurorit të ri. Një fakt i tillë behët i ditur paraprakisht nga kjo seli, ndërkohë që konfirmohet se kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Lefter Koka i ka propozuar kreut të shtetit gjatë takimit për përcaktimin e kritereve që duhet të gëzojë kandidatura për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, që kjo figurë të ketë integritet moral, profesional, të mos ketë implikime në të shkuarën dhe të ketë  eksperiencë në drejtësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›