E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torta e Pavarësisë, më e madhja në botë, 550 metra katrorë

Tiranë- Është folur jo pak për Tortën e Pavarësisë, nismë e Bashkisë Tiranë, por vetëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të së martës, kryeqytetari i Tiranës bëri me dije detaje.

Tani s’ka më asnjë dyshim, ajo do të jetë torta më e madhe në botë e krijuar deri më tani…! E krijuar sepse duket se do të jetë një vepër e vërtetë arti e pastiçierëve më të mirë shqiptarë, një pjesë e të cilëve punojnë në Evropë.

Z.Basha deklaroi se, ‘torta është me sipërfaqë 550 metra katrorë. Deri më tani, torta më e madhe është realizuar në Itali, 500 metra katrore me rastin e 150 vjetorit të pavarësisë së Italisë’.
Doemos ajo do të ketë në qendër, apo më mirë thënë, do të jetë e mbuluar nga simboli i shtetit shqiptar, flamuri kombëtar dhe realizimi i saj do të nisë më 26 tetor, në sytë e publikut, në sheshin përpara Teatrit të Operas dhe Baletit, për të qenë gati paraditen e 28 nëntorit, kur do të jetë edhe ceremonia e shumëpritur e prerjes së saj.

Në nisje të kësaj mbledhjeje, Z.Basha bëri me dije edhe axhendëne festimeve të 100-vjetorit të pavarësimit në kryeqytet, të cilat do të nisin më 26 nëntor që është edhe data e ngritjes së flamurit në Tiranë, pavarësimi i kryeqytetit të mëvonshëm të shqiptarëve. Një sërë panairesh dhe ekspozitash, koncerte për fëmijë dhe të rritur do të mbahen deri në orët e vona të 28 nëntorit, apo deri në orët e para të mëngjesit të 29 nëntorit.

Sa i takon 28 nëntorit, kryebashkiaku Basha duke vënë theksin te protokolli i shtetit dhe nisjen e festimeve në qytetin e flamurit, tha se axhenda e veprimtarive në Tiranë është bashkërenduar me atë të qeverisë. Tirana ka axhendën e vet të festimeve, por në bashkëpunim edhe me protokollin e shtetit, gjithçka është kalkuluar tha kryebashkiaku Basha, duke ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të jenë në rrugët e qytetit për t’u bërë pjesë e atmosferës përgjatë 3 ditëve maratonë të festimeve.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›