E Diel, 1 Nëntor 2026

Restaurohen shkollat e komunës së Gostimës në Elbasan. Investimi kam vlerën e 33 milion lekëve

Fillimi i vitit të ri shkollor 2009 -2010 do t’i gjejë shtatë shkollat e komunës së Gostimës, në rrethin e Elbasanit, të restaururara dhe me kushtet normale për zhvillimin normal të procesit mësimor. Kryetari i komunës, Qamil Boja, tha se "me një fond prej 33 milionë lekësh, akorduar nga qeveria shqiptare, është bërë e mundur rikonstruksioni i gjashtë shkollave 9-të vjeçare dhe një shkolle të mesme në këtë komunë në mënyrë që viti i ri shkollor të nisë normalisht". Sipas projekteve, në shkollat e kësaj komune është ndërhyrë për rikonstruksionin e godinave, lyerje e meremetime të ambienteve të brendshme, rikonstruksionin e kopshteve si dhe pajisjen e tyre më xhama e dyer. Tashmë është në përfundim të rikonstruksionit shkolla 9–të vjeçare në fshatin Shtërmen si dhe dy kopshteve, që funksionojnë brenda kësaj godine. Po sipas kryetarit të komunës, mësohet se punimet janë drejt përfundimit dhe fillimi i vitit të ri shkollor do t’i gjejë të gjitha shkollat e kësaj komune të restauruara. Komuna e Gostimës ndodhet 25 kilometra larg qytetit të Elbasanit, dhe kjo zonë njihet për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›