Ndërtues-banka: Plani për të ndalur katastrofën
Pjesa e dytë e vitit rrezikon të përfshihet në situata edhe më të vështira se kaq. Paralajmërimi vjen nga dy gjigandët e ekonomisë tonë, bankat dhe ndërtuesit. Gazeta "Shqip" zbulon detaje të takimit dhe planin që përfaqësuesit e shoqatave kanë arritur ta ndërmarrin në kohën kur vendi ishte i përfshirë në zgjedhjet parlamentare. Në thelb është diskutuar mundësia për rishikimin e politikës monetare dhe ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në drejtim të stimulit të kreditimit. Njëra nga pikat e diskutuara është hartimi i një plan-veprimi për të përballuar "skenarët katastrofikë" që mund të paraqiten në 6-mujorin e dytë 2009. Në kohën kur kredia për pronat e patundshme ka rënë ndjeshëm, krahasuar me vitin 2008, përfaqësuesit e dy sektorëve kryesorë në ekonominë e vendit kanë diskutuar për marrjen e disa masave. Tashmë, kriza ekonomike nuk ka lënë pa prekur edhe Shqipërinë, efektet e së cilës janë ndjerë që në fillimin e këtij viti, ndërsa sektorë të rëndësishme po vërejnë tkurrje të aktivitetit. Si ndërtuesit, ashtu dhe bankat, e ndjenë se kohët janë bërë më të vështira, kurse rezultatet paraprake flasin për rënie të fitimeve. Në situatën më të vështirë, grupet e interesit ndërmjet ndërtuesve dhe bankave kanë parë të arsyeshme hartimin e një strategjie për të frenuar impaktin negativ të krizës.
Koha për veprim
Shtatë kanë qenë problemet e diskutuara mes Shoqatës së Ndërtuesve dhe asaj të Bankave të Shqipërisë, zhvilluar në muajin qershor. Takimi për marrjen e masave paraprake ishte paralajmëruar kohë më parë, kur shenjat e krizës ekonomike po bëheshin evidente. Të dyja palët kanë rënë dakord për të nisur përgatitjet në gjetjen e disa masave anti-krizë, ndërsa pritet krijimi i një grupi pune. Në parim, ndërtuesit kanë kërkuar uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, si dhe lirimin e kushteve për kredi. Tjetër pikë e diskutuar lidhet me ristrukturimin e kredive, kryesisht atyre të klientëve, si dhe mosndryshimin e termave për kontratat e ekzistuese (kredive jo të reja). Në dokumentin përmbledhës të takimit thuhet se "palët diskutuan për përpunimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e skenarëve katastrofikë që mund të paraqiten në 6-mujorin e dytë të vitit. Kryesisht u fol për një plan veprimi në rast se rritet moskthimi i kredive të klientëve apo të sektorit të ndërtimit në përgjithësi". Të dyja shoqatat kanë rënë dakord që, pas disa takimeve në nivel grupi, të dalin në një përfundim konkret dhe dokument të përbashkët, në bazë të së cilit të merren masat e menjëhershme.
Pikat e diskutimit
Mosndërpreja e financimit për projektet e ndërtimit, të paktën atyre që janë më me pak risk dhe anëtare të Shoqatës së Ndërtuesve
Përshpejtimi i praktikave të financimit të individëve
Transparencë e nevojshme dhe mosndryshim i termave për kreditë ekzistuese (kredive jo të reja)
Negocimi me Bankën e Shqipërisë, në lidhje me ristrukturimin e kredive, kryesisht atyre të klientëve
Përpunimi i përbashkët i propozimeve konkrete për t‘iu paraqitur qeverisë në mbështetje të atyre bankave që financojnë sektorin e ndërtimit
Përpunimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e skenarëve katastrofikë që mund të paraqiten në 6-mujorin e dytë të vitit. Për një plan-veprimi, në rast se rritet moskthimi i kredive të klientëve apo të sektorit të ndërtimit në përgjithësi
Përdorimi i produkteve të reja të financimit, që ka nisur vetëm nga një bankë
Pronat e patundshme
120 milionë euro më pak kredi
Duke u ndalur konkretisht te shifrat e kreditimit për sektorin e ndërtimit, vërehet një rënie drastike e financimit për sektorin, që mendohet se ka të punësuar mbi 50 mijë vetë. Konkretisht, për pesë muajt e parë të vitit, kredia për pronat e patundshme regjistroi një nivel prej rreth 84 milionë eurosh, akorduar nga bankat si për biznesin, ashtu dhe për individin. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar, kur bankat jepnin rreth 204 milionë euro, shihet qartë rënia e financimit për ndërtimin. Ndër vite, kredia për shtëpi nga bankat ishte kthyer në pjesë fitimi kryesore për bankat. Nga statistikat vërehet se rreth 40 për qind e portofolit të kredive shkon për ndërtimin. Sërish duke u ndalur te shifrat, nga totali i shitjeve që kryen ndërtimi, rreth 60 për qind e blerjeve mundësohet me anë të kredive që japin bankat, ose rreth 400 milionë euro.