Çmimi i kasave, sugjerohet ulja e TVSH-së
Muaji shtator dhe më tej vlerësohet nga shoqëritë e autorizuara për vendosjen e kasave si periudha më e vështirë. Kjo periudhë, deri në janar 2010, shikohet me mjaft probleme, pasi do t‘u duhet ta bindin biznesin e vogël që të vendosin pajisjen fiskale. Nëse me VIP-at dhe biznesin e mesëm me TVSH procesi kaloi me pak probleme, gjykohet se me subjektet e vogla, falë mungesës së informacionit, vendosja e kasave fiskale do të jetë një sfidë e vërtetë. Në morinë e problemeve që shoqërojnë procesin, të pesta shoqëritë e autorizuara vlerësojnë si zgjidhje jo pak të rëndësishme reduktimin e TVSH-së për pajisjet fiskale. Duke qenë se për aparatin e blerë paguhet Tatim mbi Vlerën e Shtuar 20 për qind, atëherë kjo masë i ngarkohet çmimit, duke rënduar biznesin që do të marrë kasën. Në rast se qeveria e ul, për shembull me 10 pikë përqindje TVSH-në, detyrimisht subjektet do ta shesin pajisjen fiskale më lirë, kurse subjektet private nuk do e kenë të vështirë blerjen. Ky mbetet vetëm një propozim nga ana e disa shoqërive, ndërsa Ministria e Financave vazhdon t‘i qëndrojë strikt vendimit ekzistues.
Vetë bizneset ankohen për çmime të larta të kasave fiskale, të cilat variojnë nga 350 deri në 800 ose 3000 euro. Sipas shoqërive që ofrojnë pajisjet, nëse do të ulet TVSH-ja, çmimi ndryshon dhe përfitues del direkt blerësi, pra biznesi, i cili me ligj është i detyruar të pajiset me kasë fiskale. Lidhur me këtë pikë, Ministria e Financave, përmes prononcimit të shkurtër dhënë për "Shqip", sqaron se shpenzimi i kryer për blerjen e kasës do t‘i njihet subjektit në fund të vitit, për llogari të tatimit mbi fitimin.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se vetëm 30 për qind e bizneseve VIP në të gjithë vendin dhe subjekteve me TVSH për rajonin e Tiranës janë të pajisur me kasat fiskale, brenda afatit të 31 majit 2009. Pjesa e mbetur pritet të përballet me gjobat nga ana e tatimorëve, vlera e të cilave arrin deri në 1 milion lekë të vjetra.