Rrëzohen çmimet e shtëpive në Bullgari
Çmimet e shtëpive në Bullgari kanë rënë me 23 për qind gjatë gjysmës së parë të këtij viti në krahasim me vitin 2008 si pasojë e krizës botërore, njoftuan dje mediat vendëse, duke cituar agjenci të shitblerjes së pronave të patundshme. Sipas analistëve, çmimet do të vijojnë të bien deri në fund të vitit. Sipas tyre, në shumë qytete çmimet janë mbivlerësuar tepër gjatë viteve të fundit dhe në pak muaj janë ulur me më shumë se 30 për qind. Në disa lagje periferike të Sofjes çmimet referuese të apartamenteve popullore tashmë kanë rënë në 30 mijë euro.
Për shkak të strukturës së popullatës dhe mungesës së lëvizjeve të forta demografike, çmimet e pronave të patundshme në qytetet bullgare nuk janë rritur në mënyrë aq dramatike sa në pjesën tjetër të Ballkanit gjatë viteve të fundit. Industria e ndërtimit në këtë vend është përqendruar në zonat bregdetare, ku hapja e turizmit ka krijuar një treg të ri. Shumë të huaj kanë blerë apartamente dhe prona të tjera në bregdetin bullgar, duke sjellë edhe rritje të shpejtë të çmimeve. Tani kjo kategori pronash është edhe më e goditura nga kriza.