Ndërtuesit, frikë nga kompanitë fantazmë
Ndërtuesit paraqesin një sërë vërejtjesh për sistemin aktual të prokurimit publik, duke marrë shkas nga prezenca gjithnjë e më e lartë e kompanive fantazmë, të cilat krijohen befas për të përfituar nga tenderët abuzivë. Përmes një letre dërguar Agjencisë Së Prokurimit Publik-APP dhe Këshillit të Ministrave, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë kërkon marrjen e masave për të bërë sa më transparente procesin e tenderimit. Tashmë në një kohë krize, ndërtuesit nuk po shohin zhvillime pozitive në sektorin e tyre, nisur nga rënia e kërkesës. Në letrën e dërguar në fillim të muajit janar 2009, shoqata kërkon në radhë të parë rritjen limitit të kërkuar për eksperiencën në sektorin e ndërtimit. Që një firmë ndërtimi të marrë pjesë në një tender publik, i duhet të paktën të ketë punuar tre vjet, ndërsa propozimi është pesë vjet. Shqetësime vërehen edhe tek ofertat fituese. Sipas shoqatës, jo gjithnjë duhet marrë në konsideratë oferta më e ulët e fondit limit, sikundër e parashikon ligji. Ata paraqesin një sërë masash, të nevojshme për zhvillimin e një tregu të lirë e konkurrent. Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, thotë për "Shqip" sa janë zhvilluar takime me përfaqësues të qeverisë, sidomos me këshilltarët e Kryeministrit Berisha, ndërsa kërkesa me propozimet e reja është dërguar me kohë. "Deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje, pavarësisht se një pjesë e propozimeve tona janë hartuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit", thotë Hebovija. Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, të gjithë tenderët duhet të zhvillohen me procedura on line, pra nëpërmjet internetit. Për ndërtuesit, procedurat e reja konsiderohen pozitive, por tepër shpejt për t‘i vënë në zbatim për të gjithë objektet publike.
Kërkesat
Ministria e Punëve Publike në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve, kanë hartuar sistemin e ri të licencimit të shoqërive të ndërtimit, i cili konsiston në kategorizimin e shoqërive të ndërtimit në shtatë nivele në vartësi të llojit, natyrës dhe vlerës së punimeve që ato kryejnë. Për vet ndërtuesit, kategorizimi realizon një seleksionim dhe parakualifikim të shoqërive të ndërtimit. "Në këto kushte, realisht ekzistojnë të gjitha mundësitë praktike për të thjeshtuar së tepërmi procedurat e prokurimit publik elektronik, nëse autoritetet shtetërore marrin në konsideratë kërkesat tona", thotë nëndrejtori i Shoqatës, Hebovija. Ndërtuesit nuk i druhen aspak sistemit të ri të procedurave on line të prokurimit publik, por shqetësimi i tyre lidhet me prezencën gjithnjë e më të lartë të kompanive "fituese" pa përvojë, të cilat nuk garantojnë cilësi dhe siguri te punimet.
Ofertat
Administrata shtetërore, pra komisionet e vlerësimit të ofertave duhet të marrin në konsideratë heqjen e kufizimit prej tre vjetësh për punime të ngjashme si një kufizim diskriminues dhe i padrejtë për shoqëritë. Sipas ndërtuesve, periudha që duhet mbajtur parasysh duhet të përfshijë të gjitha vitet e eksperiencës dhe të punës për punime të ngjashme të kryera nga një shoqëri ose minimalisht jo më pak se pesë vite. Problemi tjetër lidhet me ofertën fituese, e cila ose është deri në 20 për qind të fondit limit ose 0.2 për qind. Ndërtuesit propozojnë kriterin e mesatares. "Një gjë e tillë jo vetëm do të kufizonte në mënyrë të ndjeshme abuzivizmin e vënë re gjer tani, por do të ndikonte se tepërmi edhe në përmirësimin e cilësisë së punimeve të ndërtimit në vend", nënvizohet në letrën dërguar Kryeministrit dhe APP-së.
Vërejtjet
Mungesë profesionalizmi
te vlerësimi i ofertave
Jo pak herë, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave janë bërë pengesë për zhvillimin e procedurave normale dhe konkurruese të prokurimit publik. Këtë problem nuk e paraqet vetëm Shoqata e Ndërtuesve, por edhe Avokati i Prokurimit, i cili në raportin e vitit 2007 kishte evidentuar një sërë shkeljes si rrjedhojë e mungesës së profesionalizimit. "Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë kryer ose nuk duhet të kryejnë asnjë funksion tjetër apo detyrë teknike e administrative të lidhur me prokurimin e punimeve. Ata nuk mund të bëjnë pjesë në organizmat që kanë funksione të mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi punimet që prokurohen. Emërimi i anëtarëve të komisionit dhe ngritja e komisionit bëhet pas mbarimit të afatit të dorëzimit të ofertave" thuhet në letrën e ndërtuesve dërguar qeverisë.
PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË OFERTAVE
(propozimet e ndërtuesve)
1. Hartohet lista e ofertave me renditje zbritëse të vlerave
2. Zbritet 10% e vlerës mesatare të ofertave, e rrumbullakosur
3. Përjashtohen nga lista e pikës 1 më lart, ofertat me vlerë më të madhe ose më të vogël se 10% e mesatares, e quajtur "prerja e krahëve"
4. Llogaritet mesatarja aritmetike e ofertave të mbetura pas "prerjes së krahëve" sipas pikës 3 më lart
5. Llogaritet mesatarja aritmetike e ofertave më të ulëta ose mesatarja aritmetike e llogaritur sipas pikës 4 më lart
6. Oferta e parë mbi mesataren aritmetike të dytë konsiderohet oferta më e mirë
7. Procedura e mësipërme e përjashtimit nuk aplikohet kur numri i ofertave të vlefshme rezulton më i vogël se 5