E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici vret me armën e shërbimit 18-vjeçaren për pronën në Tropojë

policia-korceTropojë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditën e së premtes fshatin Lekbibaj të Tropojës.

Punonësi i policisë Fran Paplkeja ka vrarë me armën e shërbimit 18-vjeçaren Gjyste Paplekaj për motive pronësie.

Polica tha se ngjarja ka ndodhur në grindje e sipër për motive pronësie mes autorit dhe viktimës.

Mësohet se të dy kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Policia thotë se fillimisht është vënë në kërkim të autorit, i cili raportohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por Fran Paplekaj minuta pas krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.

Lajm në përditësim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›