E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit në Korçë kërkojnë sheshe të reja

Ndërtuesit korçarë kërkojnë të kenë më shumë akses në sheshe ndërtimi në planin e ri urbanistik të Korçës për të cilin prej një viti është duke punuar një konsorcium ndërkombëtar izraeleto-grek me mbështetjen e Bankës Botërore. Kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi

me kërkesë të shoqatës së ndërtueseve ka organizuar një takim me sipërmarrësit e ndërtimit,për të dëgjuar kërkesat dhe propozimet e tyre lidhur me të ardhmen e ndërtimeve shumëkatëshe dhe banesave kolektive në Korçë. "Me një plan të ri rregullues mund të krijohen mundësitë për sistemin e lagjeve dhe kombinimin mes atyre karakteristike dhe moderne, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndërtesave të larta që mund ti shtohen natyrës urbane dhe ti përshtaten kërkesave të kohës për një vizion të ri për qytetin është shprehur kryetari i bashkisë në fjalën e tij", tha Niko Peleshi Kryetar i Bashkisë së Korçës. Nisur nga mbyllja e detyruar e sipërfaqeve të ndërtimit në qendrën historike të Korçës, Shoqata e Ndërtuesve në këtë qytet kërkon bashkëpunim me Bashkinë e qytetit për ti hapur rrugë zhvillimit urban dhe përcaktimin e shesheve të reja të ndërtimit. Studimi për planet urbanistike vjen për herë të parë për katër qytetet kryesore të vendit ku është përfshirë dhe Korça me të veçantën e saj përfshirjen e zonës historike në të cilat ndërtimet janë të reduktuara. Kryebashkiaku Peleshi ka vlerësuar se mendimet e ndërtuesve janë me vlerë dhe do të trajtohen nga grupi i punë që po merret me planin e ri urbanistik të qytetit juglindor.

Korçë, nis shprishja e ndërtimeve pa laje
Inspektorati i ndërtimit në qytetin e Korçës ka nisur prishjen e objekteve pa leje me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Inspektorati ka evidentuar 40 objekte pa lejet që do të prishen të cilat janë kryesisht garazhe dhe rrethime ne katet e para të pallateve.  Aksioni ka filluar me objektet pa leje në lagjen nr 4 të qytetit,për të vijuar në ditët e ardhshme në pjesë të tjera të Korçës. Investimet që bashkia do të fillojë në këto zona kanë për objektiv ndërtimin e qendrave argëtuese për fëmijë, por edhe për të rritur në hapësirat ndërmjet pallateve gjë që ka përshpejtuar aksionin për prishjen. Në ditën e parë të këtij aksioni janë prishur 10 objekte,ndërsa deri në fund të javës së ardhshme do të ndërsyet në të gjitha ato zona ku ndërtimorët kanë evidentuar ndërtimet e paligjshme që i sjellin më shumë kaos qytetit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›