Bizneset e vogla, vetëm 30 për qind pajisen me kasa fiskale
Rreth 30 mijë biznese të vogla nuk janë pajisur me kasa fiskale ndërkohë që ka mbetur rreth një muaj kokë. Masat e Drejtorisë së Tatimeve do të jenë ekstreme, nga gjoba deri në mbyllje të aktivitetit e konfiskim të aseteve. Burime nga tatimet bëjnë të ditur se
bizneset e vogla po neglizhojnë në lidhje me detyrimin ligjor. Pesë firmat e kontraktuara për instalimin e kasave nuk janë kontaktuar nga bizneset që nuk kanë pajisjen fiskale. Ndërsa ligji parashikon masa jo vetëm për bizneset që nuk kanë kasë por edhe për ata biznese që nuk bashkëpunojnë në ndërrimin e kasës një herë në gjashtë. Shpenzimet për ndërrimin e kasës mbulohen nga kompanitë e përzgjedhura për instalimin e tyre dhe nuk kanë asnjë kosto për bizneset.
Bizneset
Gjobat
Mosparaqitja brenda afatit kohor e deklaratës tatimore vjetore dënohet me një gjobë në masën 10 000 lekë për çdo muaj vonesë. Mosrespektimi i afatit të përcaktuar në këtë ligj për pagimin e tatimit personat përgjegjës paguajnë një interes për pagesë të vonuar në përputhje me ligin e Procedurave Tatimore. Gjithashtu në masën 10 mijë lekë gjobiten edhe bizneset që nuk mbajnë në rregull inventarët. Sipas ndryshimeve në ligjin e tatimeve herën e parë të konstatimit të mos-instalimit të pajisjes fiskale, biznesit i përcaktohet afati prej për të cilën është përcaktuar një afat vendosjeje deri në 10 ditë pune, me gjobë, në masën 100 mijë lekë. Ndërkohë, konstatohet mos-instalimi për herën e dytë, atëherë ndaj biznesit aplikohet gjoba në masën 500 mijë lekë. Ndërsa nëse edhe pas kësaj periudhe biznesi nuk është pajisur me kasat fiskale atëherë ai gjobite deri në 6 muaji pezullim të veprimtarisë. Po sipas ligjit edhe mbas kësaj mase biznesi nuk pajiset me kasë fiskle, atëherë administrata tatimore vendos me mbyllje të plotë të veprimtarisë. Biznese sipas ndryshimeve në ligj gjobiten edhe në rast se nuk lëshohen kuponët tatimore për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve. Në këtë rast masa e gjobës fillon nga 100 mijë lekë, deri në mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj. Ndërsa kur subjekti lëshon një biletë, që nuk përmban elementët e përcaktuar në këtë ligj për kuponin tatimor, me gjobë, në masën 30 mijë lekë.
Udhëzimi
Sipas udhëzimit të qeverisë, kasat fiskale do të regjistrojnë çdo shitje të kryer nga subjekti. Në faturën e lëshuar nga shitësi do të ketë brenda të dhëna mbi mallin si dhe diferencën e krijuar nga TVSH-ja. Kasat do të jenë gjatë gjithë kohës të lidhura on-line me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në mënyrë që çdo veprim i subjektit të jetë i regjistruar. Ndërkohë, në rastet kur mungon energjia elektrike dhe kasat nuk mund të punojë atëherë mënyra alternative do të jetë lëshimi i faturave me dorë. Sipas ministrisë së Financave, nëse kasat fiskale për arsye të ndryshme prishen, biznesit do ti jepet një bllok tatimor, me numër serial. Ndërsa subjekti privat nuk ka të drejtë të ndërhyjë te pajisja në rast se ajo nuk funksionon. Sipas udhëzimit për rregullimin e kasës fiskale, do të njoftohet shoqëria e autorizuar për shërbimin në fjalë, e cila ka dalë fituese në tenderin për fitimin e kësaj të drejte. Po sipas udhëzimit, shitësi ka për detyrë të pajisë klientin me faturë, e cila duhet të ruhet për të paktën deri në 100 metra distancë nga vendi i blerjes së mallit. Memoria e kasës fiskale arrin deri në 1800 fatura në ditë. Subjekti nuk mund ta përdorë sërish kasën pa shkarkuar më parë të gjithë memorien në prani të shoqërisë së autorizuar për këtë shërbim.
Interesat për pagese te vonuar
Sipas legjislacionit në fuqi nëse një tatimpagues nuk paguan ndonjë detyrim tatimor brenda afatit të përcaktuar në legjislacionin tatimor, ai është i detyruar të paguajë interesa për pagesë të vonuar mbi shumën e papaguar, nga data e afatit deri ne datën kur behet pagesa. Përjashtohen nga pagimi i interesave për pagesë të vonuar tatimpaguesit, që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat".
Sipas të njëjtave burime masa e interesit për pagese te vonuar është 2 për qind në muajin e parë të vonesës ose pjese të tij dhe 1 për qind në muaj për çdo muaj ose pjesë të tij që vijon. Ndërkohë interesat për pagese të vonuar vlerësohen dhe mblidhen në të njëjtën mënyrë, si dhe detyrimet e tjera tatimore, të cilat nuk mund të falen ose të zvogëlohen nga asnjë autoritet.
Masat hap pas hapi
1. për herën e parë, me gjobë, në masën 100 000 lekë;
2. për herën e dytë, me gjobë, në masën 500 000 lekë;
3. për herën e tretë, me mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj;
c. lëshon një biletë, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj për kuponin tatimor, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
ç. lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë;
dh. nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë)lekë;
e. nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 124, të këtij ligji;
ë. nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim sipas përcaktimeve të nenit 118, të këtij ligji;
f. nuk merr me qira apo nuk regjistron pajisje fiskale rezervë, në rastet kur ky ligj e parashikon si detyrim, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
g. nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë)lekë:
gj. nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Vendi i pagimit të detyrimeve tatimore
1. Detyrimet tatimore paguhen në degët apo agjencitë bankare dhe në zyrat postare, organet eprore të të cilave kanë marrëveshje kontraktuale me organet tatimore. Pagesat me valutë të huaj konvertohen në bankë me kursin zyrtar të këmbimit të ditës përkatëse.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të hyjë në marrëveshje kontraktuale me subjekte, sipas të cilave ato marrin përsipër të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat si një agjent tatimor. Subjektet, që hyjnë në këto marrëveshje, janë të detyruara të dërgojnë deklaratat dhe dokumentet shoqëruese në degët përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme. Pagesat tatimore depozitohen ose transferohen në llogarinë ose llogaritë e buxhetit të shtetit.
3. Kur degët dhe zyrat doganore mbledhin detyrime tatimore, shuma e derdhur në llogaritë përkatëse të doganave, në fund të asaj dite, do të transferohet e plotë në llogarinë bankare të organit tatimor përkatës.
Ornela Manjani