MASH dhuron internet për fëmijët e ngujuar, mësimi nga shtëpia
dhe ku janë këta fëmije, sidomos te pjesa e zonës verilindore, tiu japë mësues që janë të aftë të shkojë ti mbledhë dhe të bëjnë mësime, ose individuale, ose në grupime, që krijojnë mundësinë që të paktën fëmijët të jenë të aftësuar. Është menduar që në fund çdo fëmijë të marrë certifikimin e dëftesës për njohuritë që ka marr dhe ta mbrojë në fund me një diplomë që është e vlefshme për tu punësuar", tha Nora Malaj. Aktualisht, një kontingjent i posaçëm mësuesit u japin mësim në kushtet e izolimit rreth 70 fëmijëve kryesisht në zonat verilindore të vendit. Zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj, shprehet se është menduar edhe për njohjen e këtyre studimeve në kushte jo normale. "Po mendohet që nëpërmjet një kompjuteri që do të instalohet te klasa ku fëmijët mund të ishin dhe një kompjuteri tjetër nëpërmjet sky, fëmija të orientohet, të marrë pjesë virtualisht në orën e mësimit, dhe njëkohësisht të pyetet nga mësuesja dhe kështu ai vetëizolimi krijon një lloj hapësirë për tu bërë dhe ai pjesë ndërgjegjësuese dhe pjesë e pjesëmarrjes së aktivitetit të tij", tha Malaj. Fenomeni i gjakmarrjes i riaktivizuar gjatë dy dekadave të fundit nuk ka kursyer as fëmijët.