Tarifat e reja të kontrollit teknik të makinave, rritja sipas kategorive
Ndryshimet në tarifat për kontrollit teknik të mjeteve kanë hyrë në fuqi në fund të prillit. Pas miratimit të rregullores së re kanë ndryshuar edhe tarifat. Kështu për tarifa për kontrollin teknik të një autoveture është 12 mijë lekë të reja dhe tarifat vijnë në rritje
sipas madhësisë së mjeteve. Sipas rregullores së re mjeti rrugor me defekte dhe rezultat përfundimtar "Pozitiv" mund të qarkullojë, por përdoruesi i mjetit rrugor duhet të marrë masat për riparimin e defekteve. Sipas të njëjtave burime mjeti rrugor me defekte dhe rezultat përfundimtar "Negativ" nuk mund të qarkullojë, por përdoruesi i mjetit rrugor ndërkohë në një tabelë të detajuar janë pasqyruar edhe taksat e regjistrimit dhe taksat e qarkullimit për të gjitha mjetet që lëvizin në rrugët tona.
Udhëzimi
Sipas udhëzimit kontrollorët duhet të pasqyrojnë në mënyrë të detajuar në një formular të posaçëm të gjitha rezultatet e dala pas kontrollit teknik të automjetit. Burime nga Ministria e transporteve bëjnë të ditur se krahas kontrollit të sistemit të frenimit, atij të ndriçimit, drejtimit, etj., udhëzimi i fundit i Ministrisë së Transporteve parashikon edhe kontrollin e cilësisë së gazrave që dalin nga automjeti. Në rastet e konstatimit të mungesave të automjetit të cilat nuk përbëjnë rrezik për shkaktimin e aksidenteve, kontrollorët i japin një muaj kohë afat përdoruesit që të riparojë defektet dhe të paraqitet përsëri për një kontroll të dytë. Gjatë kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm, pronari i automjetit paguan tarifën standarde. Por në rastet kur kontrollorët e vërejnë defekte të automjetit, i japin atij një afat kohor prej 30 ditësh për t'i riparuar ato me kusht që të kthehet përsëri për një kontroll të dytë. Gjatë rikontrollit të dytë, përdoruesi i mjetit nuk paguan më tarifën e plotë por 40 për qind të saj nëse përdor linjat e kontrollit dhe 20 për qind nëse nuk i përdor ato. Nëse vërehen përsëri mungesa në automjet, kontrollorët i japin përsëri kohë përdoruesit që t'i riparojë ato. Këtë rast, ai paguan 50 për qind të tarifës standarde në rast të përdorimit të linjave të kontrollit dhe 20 për qind të saj kur nuk përdoren. Kjo formë tarifimi për rastet e rikontrollit është në përpjesëtim me mungesat që shfaqen tek automjeti.
Afatet
Nëse përdoruesi i automjetit paraqitet pranë pikës së Kontrollit Teknik pas afatit 30 ditor tarifa paguhet e plotë. Në udhëzim specifikohet qartë se afati 30 ditor i jepet përdoruesit për të riparuar defektin dhe është e ndaluar dalja në rrugë për qëllime të tjera. Ministria e Transporteve ka nxjerrë edhe formatin e ri të Certifikatës së Kontrollit Teknik, e cila lëshohet pasi automjeti ka marrë vlerësim pozitiv. Krahas të dhënave standarde, si targat, markën, ngjyrën, numrin e shasisë, vitin e prodhimit, etj., certifikata e re do të përmbajë të dhëna që kanë të bëjnë me shpejtësinë e lëvizjes së automjetit siç është treguesi i kilometrazhit. Në certifikatë janë të detajuara një për një të gjithë përbërësit e automjetit, të shoqëruara me hapësira ku kontrollorët të vendosin vlerësimin pozitiv "kalon" ose negativ "ngel". Rregullorja u kushtëzon kontrollorëve se në rastet e vlerësimit negativ për një automjet të shënojnë në formular defektet duke iu referuar manualit të Ministrisë së Transporteve.
Kontrolli teknik
Për të gjitha mjetet rrugore të përcaktuara në pikën 1, shkronja E deri në shkronjën I të nenit 47, të Kodit Rrugor, kontrolli teknik vjetor i detyrueshëm një herë në vit. Për mjetet e reja, Kontrolli teknik vjetor i detyrueshëm bëhet fillimisht pas dy vjetësh nga data e regjistrimit të tij të parë dhe më pas çdo vit. Kontrolli teknik periodik i detyrueshëm kryhet çdo 6 muaj pas kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm dhe zbatohet vetëm për mjete rrugore si taksitë, mjetet rrugore që përdoren nga autoshkolla për qëllime mësimore, autoambulancat, autoveturat me 8+1 vende, duke përfshirë dhe vendin e drejtuesit të mjetit, autobusë, automjetet me mbi 8+1 vende, duke përfshirë dhe vendin e drejtuesit të mjetit, mjetet rrugore për transportin e mallrave të rrezikshme dhe rimorkiot e tyre. Mjetet për të kryer kontrollin teknik të jenë të lara, pa ngarkesë, pa persona shoqërues. Mjeti duhet ti bëhet një kontroll paraprak nga vetë drejtuesi i mjetit për të konstatuar të meta e difekte dhe ti eliminojë ato para pranimit në Qendrën e Kontrollit të Transportit Më hyrjen në Q.K.T. drejtuesi i mjetit të kryejë pagesën e taksës vjetore të regjistrimit, dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor që për mjete të ndryshme ka vlera të ndryshme.
Rregullorja
1. Mjeti rrugor me defekte dhe rezultat përfundimtar "Pozitiv" mund të qarkullojë, por përdoruesi i mjetit rrugor duhet të marrë masat për riparimin e defekteve.
2. Mjeti rrugor me defekte dhe rezultat përfundimtar "Negativ" nuk mund të qarkullojë, por përdoruesi i mjetit rrugor duhet të marrë masat për riparimin e defekteve dhe të paraqitet për rikontroll.
3. Të gjitha kontrollet duhet të bëhen brenda 30 ditëve nga testi i parë.
Udhëzimi për tarifat
a)Në rastet e rikontrollit teknik të parë brenda një afati kohor 30 ditor nga dita e kontrollit teknik të parë tarifa është 40 për qind e tarifës së kontrollit të miratuar nga Ministria e Transporteve në rast të përdorimit të linjave të kontrollit dhe është 20 për qind e tarifës së miratuar nga MPPTT-ja nëse nuk përdoren linjat e kontrollit.
b)Për çdo rikontroll teknik të mëpasshëm, pavarësisht numrit të tyre brenda nja afati kohor prej 30 ditësh nga dita e kontrollit të parë, tarifa e kontrollit teknik është 50 për qind e tarifës së kontrollit të miratuar nga MPPTT kur përdoren linjat e kontrollit dhe 20 për qind e tarifës së miratuar nga MPPTT kur nuk përdoren linjat e kontrollit.
Nr LLOJI I MJETIT Taksa regjistrimit Taksa qarkullimit
Vlera në lek렠 Vlera në lekë
1 Motomjet 600 500
2 Autovetura
4+1 vende, deri me 8+1 vende, nafte 4.800 35.000
3 Automjet transport i perzier
3 ton deri 3.5 ton 3.600 37.000
4 Kamione
mbi 3.5 ton deri 7.5 ton 4.800 46.000
mbi 7.5 ton deri 18 ton 6.000 64.000
mbi 18 ton 8.000 92.000
5 Autobus
>8+1 vende deri 32+1 vende 6.000 34.000
>32+1 vende deri 42+1 vende 7.200 43.000
>42+1 vende dhe artikulare 8.400 53.000
6 Automjet për përdorim të veçantë
deri 3.5 ton 3.600 37.000
>3.5 ton deri 7.5 ton 4.800 46.000
>7.5 ton deri 18 ton 6.000 64.000
mbi 18 ton 8.000 92.000
7 Automjet për transport të veçantë
3.5 ton deri 7.5 ton 4.800 46.000
>7.5 ton deri 18 ton 6.000 66.000
mbi 18 ton 8.000 106.000
8 Tërheqës rrugor 6.000 50.000
9 Autokamp 4.800 46.000
10 Rimorkio
deri 750 kg (karrel) shtojce 3.000 5.000
mbi 750 kg deri 1.5 ton 3.000 8.000
mbi 1,5 ton deri 7 ton 3.000 10.000
mbi 7 ton 4.000 17.000
11 Gjysmë rimorkio 4.000 36.000
12 Makina bujqësoret
deri 3.5 ton 3.000 2.000
mbi 3.5 ton deri 7.5 ton 3.000 2.000
mbi 7.5 ton deri 18 ton 3.600 2.000
mbi 18 ton 3.600 2.000
13 Makina teknologjike
deri 3.5 ton 3.600 20.000
mbi 3.5 ton deri 7.5 ton 4.800 38.000
mbi 7.5 ton deri 18 ton 6.000 48.000
mbi 18 ton 8.000 54.000
14 Mjete rrugore të veçanta
deri 3.5 ton 3.600 37.000
mbi 3.5 ton deri 7.5 ton 4.800 46.000
mbi 7.5 ton deri 18 ton 6.000 64.000
mbi 18 ton 8.000 92.000
TARIFAT E