Nis punen Komisioni per xhamine e madhe te Tiranes
Komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, i iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak ka nisur nga puna. Komisioni përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshillit të Ministrave, Shoqatës “Tirana”, Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë dhe 5 drejtorë, tre drejtorë të përgjithshëm të Planifikimit të Zhvillimit të Territorit, Planifikimit të Menaxhimit të Shërbimeve, Projekteve Strategjike e Investimeve të Huaja dhe dy drejtorë të Planifikimit të Territorit dhe i Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Në këtë mbledhje u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të përgatisë propozimet për vendimarrjen në Komision, të cilat përfshijnë propozimin për vendin ku do të ngrihet Xhamia e Re, si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kërkoi që brenda muajit mars, të përmbyllet faza e konsultimeve, diskutimeve dhe e vendimarrjes, për çështjet e shtruara për diskutim, ndërsa shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës dhe të tijin personalisht, për ta përfunduar sa më parë këtë vepër që i mungon Tiranës dhe për t’u dhënë besimtarëve një vend të denjë, për të kryer ritet e tyre fetare.
“Vullneti për ta përfunduar këtë vepër, që i mungon qytetit të Tiranës është i plotë tek Bashkia e Tiranës dhe tek unë personalisht por nganjëherë vullneti nuk mjafton dhe me këtë rast synimi i ngritjes së këtij komisioni ka qenë gjithpërfshirja në vendimarrje të aktorëve kryesorë, duke filluar nga Komuniteti Mysliman, me Myftininë e Tiranës, me përfaqësuesit e besimtarëve të Tiranës, duke vazhduar me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë ato të Monumenteve të Kulturës, të Institutit të Kultit, shoqatës “Tirana” dhe Këshilli Bashkiak, ku çdo forcë politike e përfaqësuar në Këshill përfaqësohet edhe në këtë komision dhe sigurisht çdo vendimarrje që do të bëjmë do të jetë transparente dhe do i përcillet në kohë reale qytetarëve të Tiranës, publikut të Tiranës. Gjykoj se kjo risi është e domosdoshme, që ne të kemi sukses në ndërmarrjen tonë”.- u shpreh Basha
Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça shprehu kënaqësinë, që më së fundi nisi funksionimin një komision, në të cilin do të diskutohet dhe vendoset për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës.
“Unë dua t’ju them së pari se jam shumë, shumë i kënaqur, që më në fund u arrit të ngrihet një komision i tillë, për të biseduar e marrë disa vendime, lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, që ne e kërkojmë, ka kaq vjet, por asnjëherë nuk u mblodh një komision i tillë” u shpreh Selim Muça
Ndërsa Kryetari i Këshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti u shpreh se: “Kryeqytetit i duhet një Xhami që të jetë e kohës dhe moderne, të jetë vërtet me ato katet dhe gjithçka të jetë ashtu siç e kërkon ky komunitet kaq i rëndësishëm mysliman i kryeqytetit dhe i gjithë Shqipërisë e meriton të ketë një Xhami të përmasave të tilla, ndaj t’i mendojmë mirë të gjithë hapat, situatat, të gjithë projektet t’i shohim me kujdes, në mënyrë që produkti të pëlqehet nga të gjithë.”-deklaroi Kosovrasti