SOPOTI 7 trafikante droge ne pranga
Shtatë persona janë ndaluar nga policia e Sarandës, e cila gjatë operacionit të koduar “Sopoti” ka sekuestruar 253 kg kanabis.
Sipas të dhënave të policisë, të ndaluarit transportonin Cannabis Sativa me kafshë (kuaj) nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshtin Kopacëz, me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek.
"Aleks Nanaj, Andrea Nanaj, Gjergji Nanaj, Maridon Dhuli, Besnik Kasaj, Afrim Kasaj dhe Sobiel Dhuli, përkatësisht 29, 27, 45, 22, 25, 32 e 19 vjeç, u ndaluan në orët e para të mëngjesit të sotëm, në malin e "Sopotit", teksa po transportonin me dy kuaj 250 kg kanabis sativa, ndërsa një person u shpall në kërkim", thuhet komunikatën e policisë lokale.
Të njëjtat burime specifikuan se lënda narkotike vinte nga Lazarati, rreth 5 km larg Gjirokastrës dhe mendohet se kishte destinacion Greqinë.
"Nga hetimet paraprake rezulton se shtatë personat ishin rekrutuar nga Aleks Nanaj, përkundrejt pagesës prej 5 mijë lekë", saktësoi policia.