Librazhd bie nje makine ne Shkumbin
Një drejtues automjeti ka shpëtuar kur guxoi të hidhej nga makina në momentin që ajo po rrëzohej në lumin Shkumbin. Ilir Hysa po udhëtonte drejt Librazhdit kur mjeti i tij devijoi nga rruga dhe përfundoj 100 metra poshtë në ujërat e lumit Shkumbin. Hysa është dëmtuar gjatë përplasjes, por mjekët e spitalit të Librazhdit thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe mjetet zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga Shkumbini me të cilin Ilir Hysa po udhëtonte i vetëm.