Ne fund te vitit del ne treg buka me vitamina
Sipas Institutit të Shëndetit Publik 19% e popullatës në vendin tonë kryesisht gra shtatzëna dhe fëmije për shkak të kequshqyerjes shfaqin probleme të anemisë. Prandaj në fund të vitit buka që do të tregtohet do të jetë e pasur me vitamina. Fabrikat do të hedhin në treg miell të fortifikuar me elementë të domosdoshëm për mirërritjen dhe zhvillimin.
Në fund të vitit buka do të jetë e pasuruar me hekur, zink, acid folik dhe vitamina B6 e B12 pasi fabrikat do të hedhin në treg vetëm miell të fortifikuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke parë që në vendin tonë mesatarisht sipas Institutit të Shendetit Publik 19% e popullatës, kryesisht gra shtatzëna, që shfaqin probleme anemie dhe fëmije nën moshën pesë vjeç me prapambetje në rritje i kërkon Ministrisë së Shëndetesisë të marrë masat që këta elementë të domosdoshëm të merren nëpërmjet bukës.
Parandalimi i anemisë përmes pasurimit të miellit me këta elementë ka një kosto më të ulët se marrja e secilit prej tyre më vete
Mielli që konsumohet çdo ditë i ka humbur rreth 80% te vlerave ushqyese, pasi gjatë procesit të bluarjes grurit i eleminohet lëvorja, e cila është e pasur me vitamina B dhe D.