E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit:Partneritet më të mirë me qeverinë

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksin ka kërkuar në ditën kombëtare të ndërtuesve që të ketë një partneritet më të mirë me qeverinë pasi kjo ndikon në ekonomi dhe do të çonte në probleme të mëdha. Një tjetër problematikë që u ngrit në këtë konferencë ishin dhe standardet e ndërtimeve në Shqipëri.
Futja e materialeve cilësore dhe sidomos vendosja e standardeve referuese për të gjitha kompanitë në mënyrë që të mos zgjidhen standarte të ndryshme prej projektuesve të ndryshëm. Sektori i ndërtimit pas vitit '90 ka pësuar një zhvillim të dukshëm, por mesa duket këtij sektori nuk po i kushtohet serioziteti i duhur pasi ndërtuesit e sotëm po hasin në shumë probleme administrative dhe ligjore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›