Ndeshja Flamurtari-Skënderbeu, tifozët bllokojnë rrugët

Kampionati i 72-të Kombëtar ul siparin me një rast të paprecedent në futbollin shqiptar .Trofeu i titullit kampion nuk dorëzohet në ndeshjen e fundit nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, por situata e krijuar në qytetin e Vlorës ka qënë mjaft e tensionuar .Tifozët vlonjat kanë dashur të nxjerrin dufin e një sezoni të tërë duke shfryrë mbi skuadrën e Skënderbeut në ndeshjen e fundit të kampionatit .Flamurtari -Skënderbeu ka përfunduar me fitoren e vendasve 1-0 dhe në fund, vlonjatët kanë ngritur eshe një kupë që do të thotë se ata janë fituesit moral të kampionatit, por tifozët edhe pas ndeshjes kanë shfryrë në gjithcka që u dilte para. Pas fërshëllimës së gjyqtarit Janku, e gjithë tribuna kryesore është shkatërruar pasi tifozët e Flamurtarit kanë shkulur karriget dhe kanë hedhur sende të forta në fushë. Më pas, tifozët kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar rrugën duke kërkuar për autobuzin e skuadrës korçare. Është krijuar një situatë mjaft e tensionuar dhe një kaos në qytetin bregdetar. Ky kampionat ka përfunduar si mos më keq dhe kjo situatë që është krijuar është e paprecedentë ashtu si është edhe sjellja e Federatës së Futbollit e cila nuk ka asnjë reagim dhe për më shumë që i është shmangur një skene të tillë. Një kampionat që duhet harruar sa më shpejt të jetë e mundur. Sa për kronikë, vlonjatët e fituan ndeshjen e fundit duke i mposhtur kampionët, ndërsa ky sezon ka dhënë edhe verdiktet e tij. Skënderbeu kampion dhe në Champison League sezonin e ardhshëm Flamurtari në vend të dytë dhe në Europa League ku do të luajë edhe Vllaznia bien direkt në Kategorine e Parë, Besa dhe Elbasani. Në play-out do të luajnë Dinamo që do të përballet me Beslidhjen dhe Shkumbini që do të luajë me Mamurrasin .