E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu i Romes triumfojne Djokovic dhe Sharapova

 Novak Djokovic dhe Maria Sharapova kanë triumfuar në turneun Master të Romës, duke fituar në finalet e kompeticionit Italian të tenisit. Serbi vijon dominimin në këtë vit duke mos njohur asnjë humbje, ndërkohë që viktima e radhës ka qenë pikërisht numri një i botës Rafael Nadal. 
Tenisti spanjoll u dorëzua në dy sete (6-4, 6-4) duke vuajtur saktësinë e Djokovic, i cili vazhdon ëndrrën për t’i marrë rivalit të tij vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm botëror. 

Kjo është fitorja e 37-të radhazi për Novak Djokovic, i cili një javë më parë fitoi edhe turneun e Madridit, duke mundur në finale pikërisht Rafael Nadal. 

Një sukses i rëndësishëm edhe për Maria Sharapovën, e cila ka fituar turneun e tenisit për femra dhe në të njëjtën kohë ka marrë trofeun e parë pas një periudhe relativisht të gjatë negative të karrierës së saj. Tenistja ruse është kthyer të triumfi pas një dëmtimi të gjatë që kondicionoi formën e sajh, ndërsda në Romë mundi në finale (6-2, 6-4) australianen Samantha Stosur. 
Sharapova, e cila në rrugën e saj drejt suksesit në Romë mundi edhe numrin një të botës Caroline Wozniacki, tregoi një formë të shkëlqyer në finale duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren ndaj rivales së saj që mban vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm të tenisit botëror për femra. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›