E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes fituesi i maratonës olimpike të vitit 2008

Kampioni i maratonës olimpike, keniani, Sami Uanxhiru, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i apartamentit të tij në qytetin, Nijahururu. Ai ishte 24 vjeç.

Policia ka thënë se Uanxhiru, ra nga ballkoni, mbrëmjen e së dielës, pas një zënke me bashkëshorten e tij.Policia po përpiqet të zbulojë nëse ai ra aksidentalisht apo me qëllim.

Në lojërat olimpike të Pekinit të vitit 2008, Uanxhiru, u bë keniani i parë që fiton medaljen e artë në maratonë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›