E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande Ajaks shpallet kampion

 Ajaksi i Amsterdamit ka fituar titullin kampion në Hollandë pas një sezoni të rivalizuar deri në javën e fundit të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Frank De Boer mundi 3-1 rivalen kryesore për trofeun, Twente duke arshivuar titullin e 30-të në historinë e klubit më të famshmën hollandez. 
Ajaksi, i cili prej shtatë vitesh nuk fitonte kampionatin kishte një pikë më pak se Twente në javën e fundit, por fitorja në sfidën direkte të luajtur në “Amsterdam Arena” i ka dhuruar triumfin vendasve. Këta të fundit do të shënonin golin e avantazhit në minutën e 23-të me Siem de Jong, përpara se të dyfishonon shifrat me rikthimin në fushë për pjesën e dytë të takimit. 

Hazard, futbollisti më i rëndësishëm i Twente do të dërgonte topin në portën e tij, duke ndëshkuar skuadrën me golin e dytë. Miqtë do të hapnin ndeshjen me Jansen, i cili do të ngushotte shifrat në 2-1, por De Jong do të gjente sërish rrugën e rrjetës, duke vulosur fitopren 3-1 të Ajaksit, që ka fituar titullin kampion në Hollandë për herë të parë që nga viti 2004. 

Ky është një sukeses personal edhe për trajnerin Frank de Boer, i cili mori drejtimin e skuadrës në mes të sezonit pas shkakrkimit të Martin Jol. Suksesi në këtë sezon duket se do t’i sigurojë ish-kapitenit të kombëtares hollandeze një kontratë të re me Ajaksin e Amsterdamit. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›