Zyrtare Maradona drejt Dubait

Tani është zyrtare. Diego Armando Maradona është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të drejtojë skuadrën Al Wasl të Dubait. Legjenda e futbollit botëror ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, pasi më parë kishte shprehur dëshirën për një aventurë në kampionatin arab të futbollit.
Gjithsesi, palët nuk kanë preferuar të japin detaje financiare në lidhje me kontratën e Maradonës me klubin nga Dubai. Trajneri 50-vjeçar, i cili drejtoi kombëtaren e Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986 është pa punë që pas shkarkimit nga përfaqësuesja e vendit të tij në përfundim të Botërorit 2010.
Skuadra argjentinase u mund thellësisht 4-0 nga Gjermania, ndërsa ky rezultat u shoqërua me shumë polemika nga Federata Argjentinase e Futbollit, e cila nuk pranoi t’i rinovojë kontratën teknikut. Tani pas shumë ofertash, Diego Armando Maradona pritet të nisë një aventurë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara që prej vitesh po investon në futboll, duke afruar emra të mëdhenj si ish-kapiteni i Italisë kampione Bote, Fabio Kanavaro.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e hënë , 16 maj 2011 )