E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Gramozi-Real Madridi, publikohet formacioni

Në prag të takimit për Kupën "Taçi Oil" , që tashmë është bërë tradicionale në organizim të kompanisë prestigjioze, "Taçi Oil Internacional" me president Rezart Taçi mes Gramozit të Ersekës dhe Realit të Madridit është bërë publike edhe formacioni për të dyja ekipet.
Në formacionin e Gramozit do të jenë këtë lojtarë: Shehi (Besa), Semina, Dragusha (Besa) Kukaj, Vrapi (Besa) Lena, Babaj, Shaqiri, Bajollari D. Xhafa (Besa), Dos Santos.
Në pankinë do të qëndojnë:Ametlli, Goshevski, Semina, Babaj,Shaqiri, Ngjela, Sadiku etj, ndërsa kanë ardhur edhe katër lojtar të Besës nga Kavaja, portjeri Shehi, si dhe Dragusha, Vrapi e D. Xhafa.
Ndërsa Reali i Madridit pritet të paraqiten me formacionin titular: Casillas, Arbeloa, Albiol, Garay, Marcelo, Gago, Xabi Alonso, Kaká, Benzema, Van der Vaart, Cristiano Ronaldo, Higuaín etj". Ndeshja mes Gramozit dhe Realit të Madridit do të zhvillohet në stadiumin "Qemal Stafa", dhe paratë e përfituara nga biletat do të shkojnë për të përmbyturit në Shkodër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›