E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen çmimet "Onufri 2009", piktori Hasan Nallbani fiton çmimin e parë

Në edicionin e 16-të të arteve pamore "Onufri 2009" u nderua me çmimin e parë piktori Hasan Nallbani me veprën e tij "Kompozim". Nallbani u vlerësua me çmimin e parë për cilësinë dhe origjinalitetin që e karakterizon pikturën e tij. Ndërsa me çmimin e dytë u nderuan përkatësisht piktorët Aldi Zgjani dhe Enkelejd Zonja .
Vlerësimet me çmime iu dhanë artistëve shqiptar që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri duke pasur si qëllim zhvillimin e artit pamor në vendin tonë. çmimet u ndanë në bazë të gjeneratave, çmimi i parë iu dha artistëve të quajtur artistët e brezit të vjetër dhe çmimi i dytë artistëve të brezit të ri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›