E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqipëri- Francë policia "në sitë" tifozët do kontrollohen një për një

TIRANE- Ndeshja Shqipëri-Francë, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin “Qemal Stafa” ka angazhuar strukturat e policisë së Tiranës, për mbarëvajtjen e saj.

Sportdashësit që do të hyjnë në stadium do të kontrollohen në mënyrë të imtësishme për të parandaluar futjen në stadium të sendeve të ndaluara si: fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj. Policia u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00’ deri më 24.00’.

Gjithashtu do bllokohet qarkullimi në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Lekë Dukagjini”.

Policia u kërkon qytetarëve që të mos parkojnë automjetet e tyre në sheshin “Italia” si dhe përreth stadiumit “Qemal Stafa”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›