E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e privatizimit jo si nje pergjegjesi e transferuar

Ne nuk e konsiderojme si pergjegjesi te transferuar me reformen e privatizimit por do te vazhdojme te punojme se bashku me Operatorin e Shperndarjes ne vend ne menyre te tille qe frytet e zhvillimit te sektorit energjetik te vendit te gezojne me se miri ne radhe te pare konsumatoret shqiptare

Nga Ilir Meta

Pas 15 vitesh eshte arritur konsolidimi i Entit Rregullator te Energjise si nje institucion kyc dhe i pazevendesueshem per zhvillimin e ketij sektori. Energjia sot perben sektorin me dinamik te ekonomise shqiptare por njekohesisht edhe me me perspektive.

Asnje fushe tjeter e ekonomise sone nuk ka arritur te terheqe kaq shume investime te brendshme te huaja apo publike ne vend se sa energjia.

Te gjitha keto investime per ndertimin e veprave energjetike qe perdorin kapacitetet e burimeve te pastra qe Shqiperia zoteron nje pjese e te cilave jane realitet dhe qe une besoj se gjate punimeve te kesaj konference ju do te njiheni me ne detaje me to por njekohesisht jam i bindur se keto investime po e transformojne dhe do ta transformojne rrenjesisht ekonomine shqiptare nga nje ekonomi thellesisht e varur nga problemet e furnizimit me energji ne nje ekonomi ne zhvillim te shpejte te mbeshtetur ne nje sektor energjetik te fuqishem te paster te rendesishem per rajonin tone dhe njekohesisht paraprires te zhvillimit ekonomik te vendit.

Qeveria shqiptare do te vazhdoje ti jape mbeshtetje te metejshme biznesit vendas dhe te huaj per te investuar akoma me shume ne zhvillimin e burimeve te tjera energjetike pasi ekzistojne projekte te realizueshme dhe hapesirat ligjore per konkretizimin e tyre.

Ne do te perkrahim cdo nisem qe fuqizon poziten energjetike te Shqiperise ne rajon dhe njekohesisht do te kemi nje rol shume aktiv ne zhvillim e tregut rajonal te energjise.

Ne do te ndjekim politika promovuese per zhvillimin e burimeve te pastra te energjise per sa kohe do te disponojme burime te tilla qe mund te shfrytezohen me dobi ne treg.

Ne do te mbeshtesim dhe me fonde publike projektet e rritjes se eficences se perdorimit te energjise dhe zhvillimin e sistemit energjetik te vendit vecanerisht duke modernizuar sistemin e transmetimit te energjise ne menyre qe ai ti pergjigjet edhe me mire ne te ardhmen nevojave te lidhjeve me rrjetet komplementare fqinje por edhe te burimeve te ndertuara nga sektori privat dhe investitoret e huaj per prodhimin e energjise elektrike ne vendin tone.

Gjithashtu ne nuk e konsiderojme si pergjegjesi te transferuar me reformen e privatizimit por do te vazhdojme te punojme se bashku me Operatorin e Shperndarjes ne vend ne menyre te tille qe frytet e zhvillimit te sektorit energjetik te vendit te gezojne me se miri ne radhe te pare konsumatoret shqiptare. Sfidat per permbushjen e ketyre ambicieve jane te medha po aq sa edhe vlera e tyre. Jemi te vetedijshem qe ndonese Shqiperia zoteron burime ujore krahasimisht me shume se vendet e tjera ne rajon ne jemi ne gare te hapur per terheqjen e investimeve te huaja ne energjetike dhe eshte cilesia e te gjithe ambientit ku kryhen keto investime ajo qe do te percaktoje ne radhe te pare edhe fluksin e levizjes se tyre dhe shpejtesine e realizimit. Ndaj do te vazhdojme edhe me tej reformen institucionale per lehtesimin e procedurave per realizimin e investimeve energjetike. Nga ana tjeter jemi te gjithe te bindur se e vetmja rruge per modernizimin e sistemit energjetik te vendit eshte investimi i vazhdueshem ne te dhe se rritja e ketij synimi sikurse e cdo investimi permban ne vetvete edhe kosto qe ne jemi te pergatitur per ta perballuar.

Padyshim qe keto ndryshime rrenjesore ne nje sektor te tille te rendesishem strategjik e delikat sic eshte ai i energjise nuk mund te realizohen nga nje institucion i vetem. Duke sjelle ketu vullnetin dhe angazhimin e plote te qeverise ne mbeshtetje te zhvillimit te metejshem te ketij sektori duhet te theksoj se transformimet e rendesishme te kryera por vecanerisht ato qe presim te realizojme te gjithe se bashku nuk mund as te konceptohen dhe as te realizohen pa funksionimin dinamik te Rregullatorit si garantues i balances mes pjesemarresve ne nje treg te hapur dhe konkurrues sikurse eshte ky i yni.

Ndaj krahas urimeve per kete pervjetor te 15-te qe tregon se ne fund te fundit ky eshte ende nje institucion i ri por njekohesisht i pasur me rezultate te rendesishme. Ndaj duke falenderuar Entin Rregullator te Energjise per rolin qe ka luajtur dhe vazhdon te luaj me pergjegjesi si nje institucion i pavarur. Dua ta siguroj njekohesisht per partneritetin e qeverise shqiptare ne permbushjen se bashku te atyre objektivave qe ka vendi yne per zhvillimin e ketij sektori te rendesishem dhe per integrimin e tij te plote jo vetem ne sistemet rajonale por ne te gjithe sistemet evropiane.

Fjala e Zv.Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne 15 vjetorin e krijimit te Entit Rregullator te Energjise

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›