E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialist ashtu si opozita

Keni firmen time per ta cuar kerkesen tuaj per hapjen e kutive ne Gjykaten Kushtetuese. Nuk jam ketu per replike me z. Ruci sepse nuk ka koalicion me PD-ne apo me PS-ne qe na ndan ne te dy por jam per te bere nje sqarim. Z. Ruci dhe te dashur shoke socialiste sepse edhe une jam socialist si ju qe tani une jam gati te firmos kerkesen tuaj per hapjen e kutive por beni formulimin ju. Madje kam qene gati per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese pavaresisht se nuk e kam pasur si LSI te gjithe numrat e nevojshem per ta bere nje gje te tille. Nuk e kam bere se ju do te thonit pastaj qe formulimin e beri Ilir Meta dhe nuk e beri sipas logjikes qe kishim ne

Nga Ilir Meta

Lufta kunder korrupsionit ka dy shtylla transparencen dhe zbatimin ligjit sepse fjalime sharje dhe biografi per politikanet shqiptaret kane degjuar plot deri tani. Kjo nuk na ndihmon te shkojme perpara.

Dua ta siguroj z. Brace se te gjithe dokumentet qe ka kerkuar ai qe do kerkoje cdo deputet nga cdo lloj force politike do ti kene ne perputhje te plote me ligjin dhe ftoj opoziten qe te luftojme korrupsionin bashke me mazhorancen pjese e se ciles une jam dhe me opinionin publik.

Te gjitha shqetesimet qe ka ngritur opozita edhe per fenomene te caktuara qe kane te bejne me liberalizimin e metejshem te tregut ku pengesat per momentin jane ndoshta me shume objektive se sa ligjore pasi legjislacioni yne eshte e garanton kete.

Ne jemi te hapur te bashkepunojme me opoziten edhe per te liberalizuar tregun e shperndarjes se energjise elektrike por edhe per te liberalizuar tregun qe ka te beje me rafinerite e naftes. Ne po shikojme mundesite per te ecur ne kete drejtim. Ligji do te zbatohet me transparence dhe me perpikmeri te plote. Megjithate une besoj se gjeja me e mire qe duhet te bejme eshte te ndihmojme zhvillimin e metejshem te vendit. Mazhoranca duke permbushur detyrimet e saja dhe opozita duhet te beje te njejten gje.

Keqardhja ime me e thelle eshte per mos votimin e ligjit Per Gjykaten Administrative jo vetem si deputet por edhe si minister i Ekonomise. Per arsyen qe te gjithe e dime se kjo gjykate nuk i sherben qeverise. Gjykata Administrative mbron biznesin ne radhe te pare nga arbitrariteti i Qeverise dhe administrates shteterore. Ndaj ky mosvotim absolutisht qe eshte nje investim shume i demshem dhe i gabuar nuk eshte se demton qeverine por interesat e qytetareve shqiptare dhe interesat e biznesit ne vendin tone shqetesimet e te cilit i ngre vazhdimisht edhe vete opozita. Une nuk mund te hesht dot per absurditetin me te madh qe degjojme qe ketu pengohet transparenca dhe kjo eshte arsyeja qe nuk votohet ligji Per Gjykaten Administrative. Kjo eshte arsyeja qe nuk votohen ligjet qe kane te bejne me integrimin evropian te vendit dhe jo me funksionimin e kesaj qeverie.

Une besoj se nuk ka transparence me te madhe se sa ti lutesh opozites qe te coje perpara procesin qe ka nje vit qe e kerkon. do gje qe ka pretenduar i eshte plotesuar.

Donte shumicen e komisionit e ka marre qe ne shtatorin e kaluar. Donte kryetarin e ka marre qe nje vit me pare. fare do lloj hetimi per cdo ceshtje qe atehere. Donte rinumerimin i eshte thene se kjo eshte nje ceshtje qe ka te beje me pavaresine e gjykatave. Opozita ka pretenduar qe rinumerimi dhe hetimi i kutive eshte proces kushtetues qe atehere i eshte thene ta coje ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne rast se Gjykata Kushtetuese sjell rinumerimin ne rast se edhe Komisioni i Venecias permes Gjykates Kushtetuese sjell te njejten gje atehere rinumerimi te behet i plote. Por ka nje ndryshim thelbesor jo te behet thjesht per te denuar komisioneret qe mund te kene bere numerime te gabuara apo te manipuluara. Jo te behet thjesht per moral por te behet edhe per te cuar ne vend cdo padrejtesi. Meqenese opozita eshte kaq e bindur se rezultati eshte i deformuar dhe asaj i takon pushteti atehere kjo eshte e vetmja opozite ne bote qe nuk do te marre pushtetin. Opozita nuk ka pse ti lodhe anetaret dhe simpatizantet e saj me mitingje tere kohen por ne menyren me institucionale me demokratike e merr pushtetin pikerisht ne kete salle.

Ne qe jemi ne qeveri shkojme ne opozite opozita vjen ne qeveri. Une nuk e kuptoj se cfare e pengon. Kam qene vete gjithe kesaj kohe i angazhuar per ta cuar para kete proces sa me shume ne favor te opozites. Ne qofte se u duhet firma ime per ne Gjykaten Kushtetuese une ua jap firmen edhe deputetet e LSI. Por kjo nuk u duhet sepse u mjaftojne 28 firma dhe ju i keni per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Une kam qene vazhdimisht i angazhuar qe ky proces te ece perpara per te miren e vendit per te miren e opozites per te miren e transparences se zgjedhjeve sepse forca politike qe une perfaqesoj eshte masakruar padrejtesisht ne dy pale zgjedhje.

Megjithate rregullat e lojes keto jane demokracia kjo eshte. Do te punojme qe ti cojme perpara. Madje edhe rikompozimi i komisionit hetimor parlamentar eshte pranuar nga kryeministri Berisha pas kerkeses se perfaqesuesve te se majtes europiane kjo per shkak prej menyres se si u zhvillua seanca ate dite kur u krijua komisioni hetimor opozita u largua nga salla. Une nuk e kuptoj se per cfare transparence e keni fjalen ju te dashur socialiste. fare transparence doni me shume Kush ju pengon ta coni ne Gjykate Kushtetuese Duhen vetem 28 firma. Ja tani ne per 28 sekonda i mbledhim 28 firma. Ju e dini shume mire sa here Gjykata Kushtetuese ka rrezuar vendime te qeverise dhe ligje te Parlamentit. Shume mire ka bere sepse ne qofte se konformohet me cdo vendim te Qeverise atehere nuk ka me ate rol qe duhet te kete ne shtetin e se drejtes.

Kush ju ka penguar per te vene levizje dhe Komisionin e Venecias Perkundrazi ky ka qene nje kompromis qe eshte pranuar per hir te tolerances dhe te kapercimit te kesaj situate. Si mund te kerkohet transparence dhe te bllokohet qellimisht reforma zgjedhore Thirren aleatet ne hotel Tirana per transparence nderkohe qe qellimi eshte qe te mos behet reforma zgjedhore. Serish ne kemi nje Kod ndaj te cilit kemi shume rezerva por eshte shume konsensual sepse ka patur 130 vota. Prandaj une do tju ftoja qe ti shikojme se bashku keto ceshtje me me shume arsye dhe te mos krijojme zhurma te paqena per te fshehur probleme te tjera te cilat nuk kane te bejne me interesat e vendit por kane te bejne me interesa shume me te ngushta. Shpresoj ne nje reflektim tuajin dhe ne nje kontribut tuajin pozitiv per proceset integruese europiane te vendit sepse keto i takojne te gjithe qytetareve shqiptare.

Pas nderhyrjes se kreut te grupit parlamentar te PS z. Ruci zv. Kryeministri .z. Meta dha kete pergjigje

Nuk jam ketu per replike me z. Ruci sepse nuk ka koalicion me PD-ne apo me PS-ne qe na ndan ne te dy por jam per te bere nje sqarim. Z. Ruci dhe te dashur shoke socialiste sepse edhe une jam socialist si ju qe tani une jam gati te firmos kerkesen tuaj per hapjen e kutive por beni formulimin ju. Madje kam qene gati per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese pavaresisht se nuk e kam pasur si LSI te gjithe numrat e nevojshem per ta bere nje gje te tille. Nuk e kam bere se ju do te thonit pastaj qe formulimin e beri Ilir Meta dhe nuk e beri sipas logjikes qe kishim ne.

Ka dicka z. Ruci sepse ju e dini qe une kam kaq pervoja sa ju dhe nuk impresionohem nga nderhyrjet tuaja. Kam dhe eksperiencen e KPD-ve. Une jam ai qe kam qene ne 2005-en dhe Levizja Socialiste per Integrim qe kemi qene kunder Dushkut para se ju te benit ate dhe pastaj e ndoqen edhe koleget e PD shembullin tuaj. Kam qene per transparence. Kam qene per hapjen e kutive ne 2005 dhe kemi sjelle ne komisionin hetimor parlamentar PS-PD fakte konkrete qe kishin te benin me diferencen e jashtezakonshme te rezultateve ne 90 zona midis gjithe shumatores se rezultateve te qendrave te votimit me cdo qender te llogaritur me vete. Me thoni se kur i keni hapur ju kutite ketu dhe kur e keni bere rinumerimin. Pavaresisht se ju ndryshuar Kodin me z. Berisha pra Kodi Rama-Berisha me iniciativen tuaj pavaresisht se ju krijuat Gjykaten e Zgjedhjeve me konsensus te plote dhe per cdo anetar gjykate ju keni dhene pelqimin apo mospelqimin tuaj dhe shume ndryshime te tjera une perseri jam ketu per te mbeshtetur cdo iniciativen tuaj. Por une nuk mund ti imponohem PD ne qendrimet e saja. E doni firmen time e keni qe sot dhe te deputeteve te LSI. Une nuk thashe qe kerkesa juaj eshte antikushtetuese sepse nuk dua te marr persiper kete ekspertize. Por qendrimi i PD eshte i tille. Ju thoni qe eshte kushtetues dhe duke patur besim te ju si socialiste te vjeter qe jemi te dy jam gati ta firmos kerkesen tuaj per ne Gjykaten Kushtetuese. Une kaq mund te beje me shume. Dhe ne qofte se eshte kushtetuese askush nuk ka pse te kete frike dhe te hezitoje ta coje ne Gjykate Kushtetuese. Perderisa ne kemi nje Komision te Venecias qe ka dhene ekspretizen per Kushtetuten e Shqiperise nuk kemi as perse te mos e marrim ne konsiderate qe nuk ka qene ne fakt kerkese e askujt tjeter por i faktorit nderkombetar qe ka patur interes per te ndihmuar ne zgjidhjen e kesaj situate. Pra askush nuk ju pengon. Une jam me koherent se asnjehere tjeter per kete ceshtje dhe forca politike qe perfaqesoj. Ju duhen firmat tona kur te deshironi i keni per te cuar kerkesen tuaj ne Gjykaten Kushtetuese. Por te injorosh gjithe keto mesazhe qe jepen per te respektuar transparencen dhe per te respektuar Kushtetuten dhe meqenese ketu ka nje mosmarreveshje mes jush qofte edhe mua qe po them qe kjo eshte kushtetuese dhe nje pjese tjeter atehere e vetmja rruge per ta interpretuar dhe per ta vendosur eshte Gjykata Kushtetuese.

Fjala e Zv. Kryeministrit sot ne Parlament

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›