Ndeshja Shqipëri-Qipro, policia e Tiranës merr masa

Policia e Tiranës merr masa për zhvillimin e ndeshjes që do të zhvillohet sot në orën 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa” ndaj kombëtares shqiptare dhe Qipros.
Në një njoftim të saj, policia e kryeqytetit thekson se duke filluar nga ora 16.00, e ditës së sotme datë 7 shtator 2012, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshin "Nënë Tereza", përgjatë gjithë rrugës "Lekë Dukagjini" si dhe përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri Ura e Lanës.
Gjithashtu nga ora 16.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga "Lek Dukagjini" me kryqëzimin me Rrugën "Themostokli Gjermeni" eri në Sheshin "Nënë Tereza" si dhe Rruga "Dervish Hima" që të çon drej stadiunimit "Qemal Stafa".
Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara në stadium.
Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve, dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.