E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, policia e Tiranës merr masa

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për forcimin e rendit dhe sigurisë publike pranë qëndrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve.

Këto masa konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve në Qarkun e Tiranës.
 

Kështu, në ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, Policia e Tiranës, do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike në shkolla.

Gjithashtu forcat e policisë do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve ku vëmendje në këtë drejtim do të përqëndrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›