METE, zhvillohet tenderi për privatizimin e Albpetrolit

Ministria e Ekonomisë ka nisur sot zhvillimin e tenderit për shitjen e kompanisë Albpetrol sh.a. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore, mes tyre dy shoqëri amerikane, gjigandi rus GAZPROM si dhe një komani kineze me emrin GPRO.
Për shqyrtimin e ofertave është ngritur një komision i drejtuar nga Zv.ministri i ekonomisë Sokol Dervishaj dhe i përbërë nga speacialistë të ministrisë së ekonomisë, financave, dhe asaj të drejtësisë. Sipas kreut të komisionit Dervishaj të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë përpara shqyrtimit të ofertave në të cilën shprehen se nuk kanë konflikt interesi. Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.
Interes për këtë tender kanë shprehur 19 kompani, të cilat kanë tërhequr dhe dokumentacionin përkates për të marrë pjesë në tender.
Ofertat
1.Vetro Silkiroad Equity Ltd-Me garanci ,ofron 850 mln euro
2.Amber Shine INC -pa garanci oferte, ofron 790 mln euro
3.Consorcium Win Bussines- Me garanci, ofron 297 milionë e 600 mijë euro
4.Bankers Petrolium - Me garanci,ofron 303.8 milionë euro
5.Gazprom- Pa garanci, ofron 52 milionë USD
6.Ecolog International -Pa garanci oferte, dhe as cmim.
Sipas të dhënave përcaktohet se është hera e parë që që privatizimi i një kompanie shqiptare tërheq në garë kompani nga tri superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë.