Ish- te perndjekurit Berisha amendon ligjin. Spaci muze

Ligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë do të ndryshojë. Kryeministri Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e rradhës së këshillit të ministrave amendimin në ligjin për shpërblimet financiare të shtresës së ish të përndjekurve, ku në bazë këtij propozimi do të zgjerohet rrethi i përfituesve nga ky ligj. Krimet e komunizmit kanë qenë të shumta dhe nga më monstruozet, deklaroi kreu i qeverisë para ministrave, për këtë shkak shtoi ai, do të përfitojnë edhe ata që kanë vuajtur dënime të tjera përveç atyre që parashikon ligji ekzistues.
“Në ligjin ekzistues është bërë një interpretim jo korrekt i veprave për të cilat janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtarët e rregjimit janë etiketuar për vepra që nuk i kanë kryer kurrë, janë sajuar shpifje e akuza ndër më mostruozet”-tha Berisha.
Paralelisht me këtë kryeministri kërkoi edhe ndryshimin e historisë, përsa i takon pasqyrimit të kësaj periudhë në librat shkollore. Sipas tij, në to nuk reflektohet e vërteta.
“Për Enver Hoxhën tragjike është se ka një histori të tërë të shpifur, të trilluar në funksion të kultit të tij dhe ende shqiptarët dhe bota nuk ka veprat e barbarive të tij. Që të gjitha këto diktatura që bien njëra pas tjetrës, ju garantoj se këta mizorë, secili prej tyre nuk është gjë tjetër, veçse një nxënës i keq i Hitlerit shqiptar”-theksoi kreu i qeverisë.
Për 100 vjetorin e pavarësisë kreu i qeverisë i kërkoi ministrise së kulturës të paraqesë pranë qeverisë kërkesën për ndërtimin e një muzeu në burgun famëkeq të Spaçit.
“Spaçi duhet të rindërtohet, të simbolizojë që të gjithë egërsinë e diktaturës. Ne nuk mund të shkojmë drejt 100 vjetorit pa ridimensionuar, sic ishte historia jonë, pa qëllime hakmarrëse. Në Shqipëri nuk pati hakmarrje. Ju e shihni Çian Çini shqiptar jep intervista kundër qeverisë. Kjo është e vërteta. Nuk ka patur dhe nuk ka këtu tendenca, por kujtesa kombëtare është e domosdoshme”-u shprej Berisha.
Kryeministri Berisha më tej u ndal te arsimi. Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, kreu i qeverisë bëri të ditur se nuk do të ketë rritje të kuotave për studentët.
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 gusht 2011 )