Milani firmos me brazilianin Dede të Dortmundit
Milan ka arritur marrëveshje që në afatin kalimtar të verës të transferojë mbrojtësin e majtë brazilian të Borusia Dortmundit, Dede, shkruajnë mediat italiane. Dede 32-vjeçar do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, ndërsa ka thënë se nuk do të qëndrojë më në Bundesligën e Gjermanisë. Ai ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Europë edhe për dy vite, para se të kthehet në vendlindje. Mediat italiane njoftojnë se Milani ka arritur marrëveshje me brazilianin. Dede luan si mbrojtës i majtë, pozicion ku Milani ka hasur vështirësi këtë sezon.