Aida rrëfen dhimbjen e saj. Kavaja: Duam fituesen tonë
Në Tiranë triumfon piceria "Big Brother"
Qetsori ishte banori më aktiv në
organizimin e punëve dhe duke qenë
se jemi kolegë, natyrshëm ai ishte një
hap para të tjerëve në përgatitjen e
picave.
Adi, sapo mësoi menynë dhe
përmbajtjen që kishte pica me emrin
e tij, nuk bëri as lëvizjen më të vogël
për ta mësuar. Më bëri përshtypje se
ai priste që picën e tij t‘ia përgatisja
unë.
Lirita ishte një vajzë e thjeshtë dhe
menjëherë m‘u afrua, duke më pyetur
gjerë e gjatë për mënyrën sesi do t‘i
përgatisnim picat. Ajo ishte e gatshme
të dëgjonte dhe të provonte, pa u
lodhur.
Aida, më shumë se të mësonte
mbi përgatitjen e picave, filloi të
shfrytëzonte rastin që unë vija nga
jashtë dhe të më pyesë se çfarë ndodh
atje dhe cili ishte nga publiku banori
më i pëlqyer.
Bjordi ishte i vetmi nga banorët
që nuk e vrau mendjen fare që të
shtrohej në punë për të gatuar picën
e tij. Mu duk se nuk ishte i interesuar
fare për punën që po bëhej dhe rrinte
si dembel.
Moza ishte femra që më tërhoqi, jo
vetëm me pamjen që m‘u duk njëlloj
e bukur si në ekran, por edhe për
mënyrën sesi të afrohej. Edhe dialekti
i saj m‘u duk tërheqës.
Adelajda më zhgënjeu pak, sepse
ndryshe më ishte dukur nga ekrani.
Mesa duket është fotozhenike dhe del
mirë para kamerave, sepse nga afër
nuk ishte edhe aq e bukur.
Arjoni dhe Adela kanë shije të njëjta
Pavarësisht se është rritur
në Shqipëri, Adelajda që
e vogël ka parë stacione të
huaja. Ajo ka pasur pasion filmat
vizatimorë që transmetoheshin
në televizionet italiane. Arjoni
është surprizuar nga kjo gjë dhe
nuk e ka fshehur kureshtjen kur
ka mësuar gjatë një bisede se
vajza nga qyteti i vogël i Kavajës,
njëlloj si ai, kishte të preferuar
filma për fëmijë si "Dragonboll",
apo "Pikaçu". Adelajda, me një
kujtesë të hekurt, i ka përmendur
Arjonit të gjithë filmat që ata
kanë mundur të shohin në fëmijërinë
e tyre, pa harruar asnjë
titull. Djali
nga Vlora
është gëzuar
dhe ka
përgëzuar
Adelën për
këtë fakt.
Më pas biseda
e dy
banorëve
me shije të
njëjta për
sa u përket
filmave për
fëmijë ka vazhduar, duke kënduar
këngët e një tjetër personazhi
të njohur të fëmijërisë së
tyre, Ambra.
Qetsori: Për emrin kam komplekse
Janë habitur të gjithë kur kanë dëgjuar
emrin jo fort të zakonshëm të konkurrentit
nga jugu, Qetsor, sepse
është një emër që nuk ndeshet shpesh,
madje as në vendlindjen e tij, qytetin
bregdetar të Vlorës. Megjithëse prisnim
që ai të pyetej nga banorët që ditët e
para të qëndrimit në shtëpi, vetëm pak
kohë më parë u ka treguar shokëve se
emrin ia ka ngjitur një mik i familjes, që
në kohën kur ai lindi ishte në burg dhe
që andej ia ka nisur emrin prindërve të
tij nëpërmjet një letre, ku kishte shkruar
edhe një poezi. Emri Qetsor atij iu
vendos edhe si ogur i mirë, pasi familja
e nënës së tij ishte e pakënaqur me
martesën dhe zgjedhjen e së bijës. Konkurrenti
33-vjeçar, i
dalluar për
faktin se
gjithmonë
ka dëshirë
të nxisë debatin
dhe
për batutat
provokuese,
ka
rrëfyer gjithashtu
se
në moshë
të vogël shokët e shkollës e ngacmonin
për shkak të emrit. Qetsori pranon se
gjatë gjithë jetës, emri i tij ka qenë objekt
bisede mes njerëzve.
Kavaja dëshiron fituesen e saj
Bashkëmoshatarët e saj, madje
edhe të rinj gjimnazistë, shprehen
se sjellja që po tregon
Adela në "Big Brother" nuk
është lojë, por pjesë e sinqeritetit të
saj. Ne e pranojmë deklarimin e saj, kur
mendojmë se ballafaqohen dy breza,
por njëkohësisht e mbështesim fort.
Respektojmë çdo ndjenjë që buron nga
një shpirt i pastër, qoftë edhe i lënduar.
Ndihemi mirë, tha një gjimnazist,
kur na kërkohet mbështetje për të thyer
konservatorizmin, apo fanatizmin që
vërtet ekziston në një qytet maskilist
si Kavaja. Mbështetja jonë konsiston
në vlerat e vërteta që kemi si shoqëri
dhe këto duhen bërë me prezantime
dinjitoze. Kudo që debutojmë kemi lënë
gjurmë, mjaft të kujtojmë këngëtaren e
madhe të festivaleve Parashqevi Simakun,
triumfuesin tek "Ethet" Erti Hizmo
dhe tani është radha e Adelajdës në
"Big Brother". Nëpërmjet këtij opinioni
i urojmë Adelës suksese dhe kurajo
për sfidat që e presin si konkurruesja
më e fortë në këtë "reality". Bashkë me
urimin, ftojmë opinionin e shëndoshë
të Kavajës të mbështesin Adelën, për të
treguar se pjesa e emancipuar e shoqërisë
është më e madhe se ajo pjesë që nuk
e do emancipimin.
Adi dhe Qetsori bëjnë pakt me Anin
Dy meshkujt me moshë më të
madhe brenda shtëpisë së "Big
Brother Albania", duke njohur
karakterin e tyre të prirur drejt batutave
me humor, ndoshta edhe të hidhur,
janë sqaruar menjëherë me banorin
më të ri, Anin. Duke ditur se njëlloj
si në jetën jashtë shtëpisë, edhe aty
brenda ata nuk do rrinin dot pa bërë
ndonjë shaka në lidhje me gjatësinë
trupore të Anit, ia thanë atij hapur se
gjithçka që ata do të komentonin do të
ishte thjesht humor dhe asgjë e keqe.
Me shumë sportivitet, djaloshi me
shtat të vogël, por me një mprehtësi të
këndshme, e mori me shumë humor
komentin e Adit edhe Qetsorit. Dy
djemtë, që duket se nuk jetojnë dot
pa bërë humor mbi gjithçka, kanë
menduar se është më mirë ta bëjnë
që në fillim një pakt me konkurrentin
e ri, para banorë dashakeqës, që ta
shfrytëzojnë humorin e tyre ndaj Anit
si shkak për t‘u zbehur suksesin para
publikut televiziv.‘
Aida rrëfen dhimbjen e saj
«Vëllai i Madh" i ka
dhënë Aidës një zarf,
ku brenda ishte një
fotografi e të atit të
saj dhe një poezi e shkruar nga një
prej kushërirave të tij, kur ai kishte
ndërruar jetë. Aida është mallëngjyer
shumë e ka derdhur lot. Më pranë,
nga gjithë banorët e shtëpisë, asaj
i është gjendur Lirita. Aida u ka
treguar foton të gjithë banorëve, që
kanë kërkuar ta shohin, disa prej
kuriozitetit dhe disa për të parë
ngjashmërinë fizike mes tyre. Lirita
i ka thënë se i ngjante shumë
nga sytë. "Ti nuk e ke idenë si jam
ndjerë, si jam këputur kur kam parë
fotografinë. Një muaj e gjysmë pa e
parë!" - i ka thënë ajo Liritës. Qetsori
i ka thënë Aidës se ai këto momente
kishte dëshirë t‘i përjetonte vetëm.
Aida i ka pohuar të njëjtën gjë. Ajo
ka thënë se për 40 ditë pas vdekjes
së të atit, nuk kishte takuar njeri,
përveç shoqes së ngushtë dhe se
tani, që rreth saj ishin gjithë banorët
e tjerë, ajo e kishte shumë të vështirë.
Gjithashtu ka treguar se i ati kishte
tetë vjet që i kishte vdekur, si pasojë e
një tumori në kokë. Edhe pse e kishin
kapur sëmundjen në fazat fillestare
dhe i kishin bërë të gjitha përpjekjet,
sëmundja ishte e pashërueshme dhe
kundër saj nuk mund të bëhej asgjë.
"Kjo fotografi është realisht gjëja më
e bukur që mund të më bënin. Më
sjell ndërmend çdo gjë të bërë me
tim atë. Edhe sot e kësaj dite, kur
eci në rrugë, e pres të më dalë nga
ndonjë kthesë!" - ka thënë ajo. Aida,
e prekur dhe e mallëngjyer, duke
rijetuar kujtimet dhe humbjen e të
atit, u revoltua dhe u ndje shumë e
fyer nga banorët e tjerë, që tashmë
flisnin për gjëra të tjera, këndonin,
apo vallëzonin. Ajo tha se prandaj
nuk donte të qante në sy të tyre, apo
ta shihnin tek vuante. "Po deshën të
këndojnë, le të këndojnë, problemi
është se nuk desha të dëgjoja këndimet
e këtyre. Ta kishin provuar një
të dhjetën e dhimbjes sime ata, do
të ishin njerëz me ndjenja. Kjo është
ajo që më lëndon te njerëzit. Unë po
plas duke qarë dhe ti të më këndosh,
është shumë e rëndë, shumë e ulët!"
- ka thënë ajo. Duke dëgjuar Adelajdën
që këndonte, ajo ka shtuar: "Nuk
më intereson fare Adelajda, më interesojnë
të gjithë. Bravo i qoftë që po
kënaqen me dhimbjen time. Veten
tregojnë, asgjë më shumë!"
Duke vazhduar rrëfimin e saj për të
atin, Aida ka thënë se të dy i lidhte një
telepati e veçantë, si ajo që lidhte dy
binjakë. Nëse ajo rrëzohej nga shkallët,
të atit, edhe pse ishte duke fjetur,
i dilte gjumi. "Nuk di si ta përshkruaj
marrëdhënien time me tim atë, nuk
i gjej dot fjalët. Ka qenë gjëja më fantastike
që mund të ketë një person, e
paarritshme. Ti nuk e ke idenë çfarë
do të thotë të jetosh me atë ndjenjë,
të rritesh me atë ndjenjë e të të hiqet
e drejta e asaj ndjenje. Të jetosh me
gjysmë rrahje zemre! Për mua të
mos e kem atë në jetën time, është
një tmerr i pafund", ka vazhduar ajo
bisedën me Liritën. Lirita i ka thënë
se edhe pse nuk e kishte provuar një
humbje të tillë, ajo e merrte me mend
se ç‘do të thoshte. Ndërsa i ka thënë
Aidës se ajo ishte vërtet e fortë dhe se
kjo surprizë e "Vëllait të Madh" për të
ishte dhurata më e bukur.
Flit vetëm natën e spektaklit, përndryshe nuk ka seriozitet
Qetsori, duke iu rikthyer temës së rilidhjes
së Bjordit me babanë e tij, tha
se të gjithë kanë histori të veçanta
për të treguar. Madje, edhe ai mund
të tregonte një copëz të trishtë nga
jeta e tij, por nuk e shikon të udhës. Aida, sapo
dëgjoi këtë gjë, e këshilloi menjëherë Qetsorin,
që nëse do të vendosë të flasë duhet ta bëjë
vetëm të shtunën mbrëma, natën e spektaklit
të madh "Big Brother". Vajza i ka kujtuar
banorit nga Vlora se "këta", duke iu referuar
konkurrentëve të tjerë, sapo të dëgjojnë se po
tregon diçka do t‘ia nisin këngës. Prandaj, si
rrugë të vetme që banorët të kishin vëmendje
mbi historinë e Qetsorit, Aida ka parë orët e
spektaklit, ku sipas saj, banorët hiqeshin si
të dashur dhe të vëmendshëm. Sipas Aidës,
Qetsori nëse ka diçka të rëndësishme për ta
rrëfyer duhet të presë të shtunën dhe të mos
flasë gjatë javës, pasi banorët gjithçka do ta
merrnin jo shumë seriozisht.
Flet Mesida: Adelajda, shumë antipatike
Ti hyre kur loja në "Big Brother" kishte filluar. Për cilin
person kishe më antipati?
Për Aidën, por ja që u bë shoqja ime më e mirë aty brenda.
A ndryshove mendim për banorët pasi i njohe dhe për
cilët veçanërisht?
Për Aidën, Arionin dhe Bikën.
Strategjia për të provokuar pak raportin mes Adelës dhe
Bjordit të dëmtoi?
Unë doja t‘i afroja, ose më saktë të ndihmoja Bjordin, sepse sa
për Adelajdën nuk më intereson fare. Duke hyrë në mes tyre doja
që Adelajda të bëhej xheloze dhe t‘i afrohej djalit, ashtu siç ndodhi,
sepse deri në ato momente ajo thjesht bënte sikur nuk donte. Për
Adelën kisha antipati që para se të hyja dhe që brenda shtëpisë
m‘u shtua më shumë.
Çfarë ndjen për Arjonin?
Shok shumë i mirë.
A prisje një puthje nga ai natën që ishit vetëm për vetëm?
Aspak.
A ke dyshuar ndonjëherë se ndonjë nga banorët ka shije
të veçanta seksuale, duke qenë gay ose bisex?
Jo nuk e besoj, por do kishte qenë diçka e lezetshme.
Ku ke gabuar në qëndrimin tënd brenda "Big Brother 2"?
Duhet të kisha luajtur pak më shumë.
Pse dole?
Sepse u futa e fundit dhe me sa shikoj njerëzit kujtojnë se u futa
mes Adelës dhe Bjordit.
Ish i dashuri yt ka treguar për ne, se ti shkon larg për dashurinë,
po për famë dhe para çfarë je gati të bësh?
Ekleni nuk është i dashuri im. Nuk e di pse ai e ka lëshuar atë
intervistë, pasi ne kemi qenë thjesht shokë. Kam dashur ta telefonoj
dhe ta pyes për këtë veprim, por ai nuk guxon ta hapë telefonin.
Unë do bëja shumë gjëra për njerëzit që dua, por për famën nuk
do të kisha bërë shumë.
Cili është komenti i parë për dy banorët e rinj?
Ani më duket se do eci gjatë. Kurse Anjeza nuk më duket se ka
treguar shumë këto ditë dhe nuk di se çfarë të them.
Kush mendon se do ta fitojë këtë edicion të "Big Brother"?
Shpresoj që ta fitojë Aida.
Çfarë oferte do të doje të vinte tani që sapo dole nga
shtëpia e "Big Brother 2"?
Të punoja për ndonjë klub të rëndësishëm, ose të bëja diçka që
ka lidhje me modën.
AIDA
On - Thotë atë që mendon.
Off - Të ndërpret.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Të dua
shumë".
MIMOZA
On - E sjellshme.
Off - Nuk thotë asnjëherë atë që mendon.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Pse nuk
merrje pjesë në asnjë aktivitet ose debat?"
ADELAJDA
On - S‘kam asnjë gjë pozitive.
Off - Shumë gjëra që s‘më pëlqejnë.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Nuk më
intereson të të kem përballë".
BIKA
On - E drejtë.
Off - Shumë kokëfortë
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Të uroj gjithë
të mirat e kësaj bote".
LIRITA
On - Liberale.
Off - Nuk reagon kur duhet.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Bëre gabim
që e shite Aidën në atë mënyrë".
ADI
On - Humorist.
Off - Nuk hapet aq sa duhet.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Duhet të
bëje më shumë estradë aty brenda me njerëzit".
QETSORI
On - Di të gatuajë.
Off - Manipulator.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Shpresoj që
të të kem sa më shpejt përballë meje".
ARJONI
On - Zemërmirë.
Off - Pak naiv.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Je çuni më
i bukur që kam takuar në jetën time, si nga pamja
ashtu edhe nga zemra".
BJORDI
On - Nuk e ka humbur atë fëmijën brenda vetes.
Off - I pavendosur
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Mos harro
që do e pimë kafen e mëngjesit përditë bashkë".
DRITANI
On - E mban mirë me të gjithë.
Off - Nuk thotë atë që mendon.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "Kush je ti
në të vërtetë"?
ZHULJETA
On - Di çfarë kërkon në jetë.
Off - Sarkazma.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "E kam takuar
dhe i thashë pse nuk më dhe mundësinë të të njihja
ashtu siç je realisht".
PAVLINI
On - Është në botën e vet.
Off - I duhet një orë për të thënë po ose jo.
Ta kisha sot përballë do t‘i thosha: "E kam takuar
edhe Pavlon dhe e pyeta për shëndetin e familjes".
Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe ne PDF