Ndeshjet e Boterorit

Gjermania është në pozita të mira në eleminatoret e botërorit në grupin C, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Austrisë. Gjermanët ndodhen 5 pikë përpara Austrisë, por trajneri Lëv ka deklaruar se do të hedhë në fushë një skuadër sulmuese.
Gjithsesi, shqetësimi kryesor për të është mbrojtja, pasi Gjermania u mund 4-3 nga SHBA dhe barazoi 3-3 me Paraguajin.
Gjermania ka 16 pikë, ndaj 11 të Austrisë, Suedisë dhe Irlandës.
Italia do të luajë ndaj Bullgarisë, në Palermo në grupin B, dhe trajneri Prandeli krijoi një tjetër lajm duke thënë se nuk është ende i vendosur se çfarë do të bëjë pas botërorit, pra nëse do të vazhdojë me kombëtaren, apo do të kthehet si trajner klubesh.
Baloteli nuk do të jetë në këtë ndeshje për shkak pezullimi.
Italia është 4 pikë para vendit të dytë, Bullgarisë.
Anglia do të luajë ndaj Moldovës në “Uembli”, por do të jetë me shumë mungesa.
Runi dhe Starrixh mungojnë për sulmin, ndaj në formacion pritet të jetë i riu Riki Lambert i Sauthemptonit.
Spanja nga ana e saj do të ketë disa mungesa. Buskets dhe Shabi Alonso nuk do të luajnë, po ashtu edhe Havi Martinez.
Spanja luan në Finlandë, ndërsa nuk ka qenë krejtësisht bindëse deri tani.
Pike është i pezulluar, ndërsa Isko në dyshim. Trajneri Del Boske shpreson tek Fabregas.
Së fundi, Holanda do të kërkojë të vazhdojë të ketë 100 për qind të pikëve të fituara. “Tulipanët” luajnë në Estoni dhe i kanë fituar të 6 ndeshjet deri tani në grupin D.