E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Rama kerkon qe te destabilizoje vendin Bisedoi: Rozeta Rapushi

Anetari i Komisionit parlamentar per hetimin e zgjedhjeve, Eduart Halimi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", shprehet se Rama eshte lideri tipik qe kerkon ne momentet historike per vendin, destabilitet.
Zoti Halimi, Si e komentoni qendrimin e Partise Socialiste per vijimin e protestave ne emer te transparences zgjedhore dhe nje pjesemarrje te shkurter ne Kuvend dhe seanca plenare?
Ajo qe po ndodh me zotin Rama, eshte qendrimi i pashembullt i nje lideri politik ne Shqiperi. Nje qendrim i cili synon cdo dite e me teper, te nxije realitetin e vendit te tij. Te pengoje cdo dite e me teper integrimin e vendit, liberalizimin e vizave, marredheniet me partneret nderkombetare. Nje lider politik i cili mendon cdo dite, sa del e hyn dielli te leshoje vrer kunder reformave, vrer kunder progresit, vrer kunder liberalizimit, vrer kunder gjithckaje. Ne diten kur diskutohet liberalizimi i vizave, ai ben thirrje per protesta, per grusht shteti, revolucion popullor. Nje lider, te cilit i intereson vetem destabiliteti i ketij vendi. Ne asnje vend te botes nuk mund ta gjesh nje lider te tille politik, qe te punoje cdo dite kunder popullit te vet. Kjo qe Edi Rama po i ben ketij populli, eshte e padegjuar me pare. Ai po vendos nje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin, me justifikimin se kerkon nje Komision Hetimor per te permiresuar Kodin Zgjedhor dhe qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira. Por ne vend qe te jape sugjerime dhe ide se si mund te permiresohen zgjedhjet e ardhshme, Rama nuk jep asnje ide per permiresimin e procesit zgjedhor edhe sipas gjetjeve dhe te Raportit te OSBE-ODIHR apo per elementet e votimit se nuk duhet te behen me boje blu per shembull, por me rreth, qe te mos votojne dy here sipas tij. Te jape sugjerime qe votimi dhe numerimi te behet elektronik qe te mos zgjatet rezultati me dite te tera, por te dale brenda disa oreve. Qe te mos kete merakun e komisionereve qe e tradhtojne, te ndryshoje komisionet e te mos jene bipartizane etj, etj. Kurre nuk i ka permendur, se atij nuk i intereson permiresimi i Kodit Zgjedhor, se nuk duhet komision hetimor per kete gje, duhet vizion politik, vizion lidershipi per te ndihmuar progresin e vendit, vizion qe atij i mungon plotesisht. Komisioni hetimor atij nuk i duhet per kete qellim hipokrit, por i duhet per te krijuar alibi per humbjen.
Ju jeni aktualisht nje prej anetareve te Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve, kur do te nise nga puna ky komision, pasi PS deklaroi se nuk do te marre pjese ne te?
Komisioni Hetimor eshte komision i opozites, nuk eshte komision i mazhorances. Ngritjen e ketij komisioni e kerkoi opozita, objektin e hartoi ajo, mazhorancen dhe kryesimin e ka opozita. Kerkuan per 6 muaj qe te ngrinin komision hetimor per transparencen, aty e kane, kur te duan te vijne dhe te hetojne. Por ata dalin nga tre here ne dite para popullit dhe pa piken e turpit, me hipokrizine me te madhe, thone se nuk do te vijne ne komision. Nuk e thone pse nuk vijne, sepse nuk kane se cfare te thone. Kerkeses se tyre ne i kemi shtuar vetem paragrafe te vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Le te dalin, sot, neser e t'i thone shqiptareve, se ne nuk shkojme te hetojme zgjedhjet se kemi problem me kete rresht, me kete nen, me kete paragraf te vendimit te komisionit per hetimin e zgjedhjeve. Nuk e thone dot, se nuk kane cfare te thone. Ata thone se u eshte shkelur e drejta per te hequr dore nga hetimi i zgjedhjeve, se po te na kishte lene mazhoranca neve nuk do ta kishim ngritur komisionin hetimor. Absurde qe komisioni te prese qe kryetari i tij (nga opozita) ta therrase sipas nenit 11 te ligjit dhe te beje legjitimimin. Kur te duan te hetojne, te vijne dhe te hetojne ashtu si dhe u tha komisioneri per zgjerimin, transparence por brenda Kushtetutes, pra hetim te kutive nga organet kushtetuese, prokuroria.
Po atehere sipas jush, si mund t'i hetoje zgjedhjet Kuvendi? A mund te ishte nje zgjidhje e qetesimit te situates politike, hapja e kutive te materialeve zgjedhore, oferta e fundit e PS-se?
Une kam qene ekspert ne disa Komisione Hetimore qe nga viti 2002, kur kemi qene ne opozite. Sigurisht qe Komisioni Hetimor ka shume hapesira per te hetuar. Keshtu ne objektin e hetimit, PS ka perfshire 6-7 pika, nder te cilat jane dhe hetimi i qeverise, sipas tyre, per perdorimin e administrates, hetimi i lejeve te dhena per te burgosurit, hetimi i KQZ-se per perdorimin e teknologjise etj, qe sigurisht mund te hetohen vetem nga nje Komision Hetimor Parlamentar dhe jo nga prokuroria, sepse nuk perbejne veper penale. Por cfare duan ate te hetoje Kuvendi? Ata thone se jane manipuluar votat, dhe jo vetem une qe jam jurist, por cdo njeri e kupton se kjo eshte nje akuze penale. Thone se jane falsifikuar kartat e identitetit, por edhe kjo eshte veper penale. Thone se jane manipuluar listat e votimeve, por dhe kjo eshte veper penale. Thane se jane mbushur kutite me flete votimi, por dhe kjo eshte veper penale. Tani, cfare te bejme ne si deputete?. Te hetojme akuzat penale??. Po si mund te hetojne 15 deputete akuzat penale?!. Por kjo eshte e ndaluar absolutisht nga Kushtetuta. Neni 138 i saj, ekskluzivisht ngarkon prokurorine me kete proces. Ata duan qe ne te shkelim kushtetuten e vendit?. Ne qe jemi betuar mbi ate Kushtetute kur jemi ulur ne Kuvend?. Cfare do te bejne 15 burra e gra, deputete te Parlamentit per te hetuar se kartat qe na tregoi Gramoz Ruci neve jane te falsifikuara? Do t'i shohin me sy te lire dhe do fantazojme nese jane ose nuk jane. Kete nuk e beson njeri. Keto duhet te shkojne ne Laboratorin e Kriminalistikes per t'u ekspertuar, jane ata qe bejne ekspertizen dhe thone nese jane apo jo, nese i ka bere Gramozi, apo i ka bere Edi Rama. Te drejten per te bere ekspertime e ka prokuroria. Socialistet kerkojne te hapin kutite e materialeve zgjedhore, sepse sipas tyre 70.000 firma jane te falsifikuara. Por ne nuk mund ta bejme kete, te shohim dhe te themi se cila firme eshte e vertete dhe cila jo. Sigurisht qe duhet bere ekspertimi, qe te shihen nese jane ose jo te falsifikuara, se duhen marre modele krahasimi. Une me deputetet socialiste ne Komisionin hetimor parlamentar nuk mund ta bej nje gje te tille. Keto jane veprime hetimore qe i kryen ekskluzivisht prokuroria e ketij vendi, prokuroria e kesaj republike parlamentare, qe ne themelin e saj Kushtetues ka nenin 7 te saj, ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Nese socialistet do te vijojne bojkotin si dhe protestat, cila do te ishte kostoja per vendin ne prag te proceseve integruese?
E thashe dhe ne fillim, qe Edi Rama, eshte lideri tipik, i vetmi ne Evrope qe ne momente kritike per vendin dhe popullin e vet, zgjedh destabilitetin dhe dhunimin e popullit te vet, ne vend te solidaritetit. Ne jemi ne nje moment te rendesishem e kritik. Momentin e liberalizimit te vendit dhe shqyrtimit te kandidatures per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Asgje nuk do ta demtonte me shume imazhin e vendit se sa destabiliteti dhe protestat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›