E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndëshkohen me nga 100 mijë euro kompanitë për shitjen e arkave fiskale

Prishtinë, 1 shtator - Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) në mbledhjen e radhës, pasi që përmbylli hetimet tremujore për kompanitë e licencuara për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale (PEF) shqiptoi masën e ndëshkimit administrativ: SH.P.K. “GEKOS” ndëshkohet me 100.000 (njëqindmijë)  euro për shitjen e arkave fiskale dhe krijimin e monopolit, pozitës dominuese ne treg, si dhe për abuzimin me pozitën dominuese në gjithë tregun e Republikës së Kosovës. Poashtu, SH.P.K. “DUKAGJINI” ndëshkohet me 100.000  euro për praktikën e bashkërenduar, që i mundësoi SH.P.K. “GEKOS” të krijojë monopol në treg dhe të abuzojë me pozitën dominuese në tregun e Republikës së Kosovës.
Komisioni Kosovar i Konkurrencës rekomandon, MEF-in për liberalizimin e tregut me operatorë të tjerë ekonomikë, si dhe Komisionin për Licencim të analizojë tëre procesin e fiskalizimit në Kosovë, kur dihet se procesi po ngec dhe se ka koston më të lartë në rajon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›