PTK-ja për tetë muaj ka dhënë mbi 5 milionë euro tenderë njëburimorë

Prishtinë, 1 shtator - Vlera e tenderëve njëburimore të dhënë nga PTK-ja vetëm gjatë këtij viti ka shkuar në mbi 5 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo korporatë tenderin e fundit njëburimor ia ka dhënë një kompanie maqedonase, e cila është kontraktuar për zgjerimin e kapaciteteve ndërlidhëse për internet për 2 Gbps. Edhe pse kompania “Neo-Tel” nuk është e vetmja që kryen punë të këtij lloji, zyrtarët e Postë-Telekomit arsyetohen me ofertën e saj e cila ka qenë më e favorshme se kontrata e lidhur për këtë punë para vitit 2010. Sipas zëdhënësit të Postë-Telekomit, kontrata e mëparshme ka qenë me “Macedonski Telekomunikacia” 41.000 për kapacitet 1Gbps, ndërsa me kontratën e re me “Neo-Tel” duhet të paguhen 15 mijë e 800 euro në muaj për 1 Gbp/s. Kjo kompani sipas njoftimit për dhënie të kontratës do të përfitojë rreth 28 mijë euro vetëm brenda një muaji, ndërsa brenda vitit vlera e kontratës shkon në mbi 300 mijë euro.
“PTK-ja ka respektuar të gjitha obligimet ligjore sa i parket ushtrimit të procedurave të prokurimit duke përdoruar aprovimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit për përdorimin e procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë (njëburimore)”, ka theksuar Abazi.
Sipas tij, kërkesa për blerjen e kapaciteteve shtesë ka ardhur si rezultat i ngritjes së numrit të konsumatorëve të shërbimeve të internetit. Në mungesë të kapaciteteve Telekomi i Kosovës ka parashtruar kërkesë për blerjen e kapaciteteve shtesë si rezultat i ngritjes se numrit të konsumatorëve të shërbimeve të internetit. Si shembull kemi raportin e gjashtëmujorit të parë ku kërkesat për këto shërbime janë rritur për 118 % plus pritet lansimi i shërbimeve të IPTV të cilat kërkojnë kapacitete shtesë.
“Paraqitja e kësaj kërkese ka qenë e domosdoshme për shkak të rrezikimit të mbetjes pa këtë shërbim të shumë konsumatorëve tanë”, ka thënë Abazi.
Përveç këtij tenderi të kryer pa publikim të kontratës, PTK-ja ka dhënë edhe shtatë tenderë njëburimorë vetëm brenda tetë muajve të këtij viti. Për tenderët më të mëdhenj njëburimorë është angazhuar kompania franceze “Alcatel Lucent”. Kjo kompani për tenderin e mirëmbajtjes së pajisjeve të VALA-s, të fazës 0-4, ka përfituar kontratë në vlerë prej 3 milionë e 470 mijë euro. Po ashtu, në muajin mars kjo kompani ka përfituar edhe një tender tjetër në vlerë prej një milion eurosh i cili ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve dhe shtimin e funksioneve në rrjetin IP/MPLS dhe në rrjetin e qasjes. Po ashtu në të njëjtin muaj është shpallur fitues edhe në tenderin për shërbime të mirëmbajtjes së HW dhe SW në NGN, i cili kap vlerën e 430 mijë eurosh. Ndërkaq, në muajin e parë të këtij në mënyrë njëburimore është angazhuar edhe kompania “Used Telecoms” nga Britania për tenderin “Furnizim me pllaka për EWSD”, vlera e të cilit ka qenë afro 10 mijë euro. Ndërsa në muajin gusht të këtij viti kompania “Asecco SEE” është kontraktuar përmes tenderit njëburimor që të bëjë zbatimin e ndryshimeve në aplikacionin e rrogave të PTK-sh.a. Vlera e kësaj kontrate ka qenë 2 mijë e 610 euro. Po ashtu mbi 10 mijë euro i janë dhënë kompanisë “ECDL” nga Prishtina për tenderin që ka pasur të bëjë me blerjen online të provimeve ECDL dhe Skills Card-ave. Këtë muaj përmes tenderit njëburimor 28 mijë euro i janë dhënë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për marrjen me qira të hapësirës reklamuese.