Ndihma, 136 mijë euro në medikamente
03/03/2009 QSUT “Nënë Tereza”
Dhurohen 136 mijë euro ndihmë me medikamente për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila nëpërmjet këtij donacioni të konsiderueshëm barnash të ofruar nga kompania farmaceutike “Berlin-Chemie Menarini” do t’u vijë në ndihmë një kategorie pacientësh. Kompania ka dhuruar medikamente antihipertensive dhe antidiabetike për të rritur cilësinë e trajtimit spitalor të pacientëve me preparate të reja bashkëkohore, duke parë dhe fluksin e lartë të pacientëve që vuajnë nga këto sëmundje dhe nevojat imediate për ilaçe e barna. Medikamentet e dhuruara janë: ACE-inhibitore, betabllokues-nebilet, diuretike-trifas, ARB dhe antidiabetik oral. Përfaqësia e “Berlin-Chemie Menarini” shprehu kënaqësinë e veçantë për vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga drejtoria e QSUT “Nënë Tereza” ndaj kësaj iniciative, gjë e cila do të çojë pa dyshim në rritjen e cilësisë së trajtimit të pacientëve në nevojë dhe të bashkëpunimit të mëtejshëm.