Paraplegjikët nisin grevën e urisë
03/03/2009 Kërkesat
Ashtu siç ishte lajmëruar, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë ngujuar në ambientet e shoqatës së tyre në Laprakë, ku kanë iniciuar dhe grevën e paralajmëruar të urisë, kjo për shkak të neglizhencës së treguar nga institucionet qendrore në plotësimin e kërkesave për përmirësimin kushtet e vështira të jetesës në të cilat ndodhet kjo kategori. Përfaqësuesi i shoqatës së invalidëve ka pohuar se nuk do të ndërpritet greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Kështu, greva e urisë do të vijojë derisa qeveria të përmbushë katër kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me rritjen e pagesës së paketës higjienike që shpërndahet për këtë shtresë, shtimin e sasisë së karburantit që u nevojitet për lëvizjet e tyre ditore. Gjithashtu ata kanë kërkuar që të merret parasysh edhe rritja e siguracioneve dhe pagesës për shërbimin e kujdestarisë. Veçanërisht për pagesën higjienosanitare është kërkuar që ajo të shkojë nga 12 mijë lekë në 30 mijë lekë në muaj.