E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma e shpejte gjate aksidenteve rrugore

Vetëm 4% e të aksidentuarve, transportohen në spital me mjete të specializuara.

Pjesa tjetër, dërgohet atje me mjete të rastit.

Mënyrë kjo që sipas autoriteteve shëndetësore, e rrezikon shumë jetën e të aksidentuarit prandaj gjatë konferencës me temë “Dekada e sigurisë rrugore 2011-2020”, një iniciativë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u është bërë apel qytetarëve që në raste të tilla, të njoftojnë urgjencën mjekësore.

Sipas të dhënave, 96% e viktimave të aksidenteve rrugore dërgohen në spital nga njerëz të rastësishëm duke bërë që 27% e të plagosurve rëndë, të humbin jetën gjatë transportit, ndërsa numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore 8 vitet e fundit është rritur me 30% për autoritetet shëndetësore.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, në vendin tonë janë shënuar 1630 aksidente rrugore, ku 1540 persona nga mosha 18 deri në 44 vjeç, janë plagosur dhe 354 kanë humbur jetën.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›