Olldashi Aksidentet rrugore per shkak te mosrespektimit te rregullave
Aksidentet e shumta rrugore ndodhin për shkak të mosrespektimit të rregullave rrugore.
Autorë të tyre janë drejtues të pasur apo të shtresave mesatare.
Deklarata të tilla janë lëshuar nga ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ndërsa diskutohej Kodi Rrugor dhe rritja e vlerave të gjobave.
Sipas ministrit Olldashi, gjobat e lehta i kanë bërë individët më të papërgjegjshëm, ndërsa iu referua një studimi ndërkombëtar të kryer me asistencën e Bankës Botërore.
Ai theksoi rëndësinë e krijimit të kulturës ndaj sigurisë rrugore.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, ministri Olldashi shtroi nevojën e ndryshimeve të Kodeve, duke i shndërruar ato në ligje, brenda të cilave mund të ndërhyhet më shpesh dhe më lehtë.
Sipas të dhënave nga policia rrugore, që nga muaji janar, për vitin 2011, kanë ndodhur 269 aksidente me pasojë vdekje, të cilat kanë ardhur për arsye të ndryshme.