E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ekonomike hiqen nga skema 2500 familje



Hiqen nga skema ekonomike 2500 familje që përfitonin asistencë në mënyrë abuzive. Sipas drejtuesve të shërbimit social shtetëror, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, duke minimizuar në maksimum këtë fenomen. “Vetëm për 4-mujorin e parë, janar-prill, janë inspektuar rreth 236 njësi të qeverisjes vendore nga strukturat tona të inspektimit në nivel qendror dhe rajonal dhe nga inspektimet që janë kryer janë konstatuar rreth 2500 raste abuzive të familjeve që trajtoheshin në skemën e ndihmës ekonomike”, kanë deklaruar përfaqësuesit e shërbimit social shtetëror. Sipas tyre, intensifikimi i kontrolleve në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, do të jetë sjellë evidentimin e përfituesve në mënyrë abuzive. Kostoja direkte e futjes në skemë në mënyrë të padrejtë bie direkt mbi ato familje të cilat kanë vërtet nevojë për këtë lloj asistence. “Këto familje janë trajtuar nga njësitë e qeverisjes vendore dhe në një farë mënyre ka ndikuar dhe në uljen e masës së pagesës së ndihmës ekonomike për familje të tjera, te cilat janë vërtetë familje në nevojë”, nënvizojnë specialistët e SHSHP. Aktualisht, në skemën e ndihmës ekonomike, përfitojnë rreth 97 mijë familje të varfëra në qytet dhe në fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›