Ndihma fëmijëve të përmbytur, minibashkia numër 10 ndërmerr nismën e veçantë
Reth 30 organizata jofitimprurëse kanë formuar koalicionin e mbështetjes sociale për fëmijët e zonave të përmbytura. Këto organizata i janë bashkuar thirrjes së njësisë bashkiake nr 10 në Tiranë iniciuar nga kryetarit të saj Blendi Fuga. Koalicioni i formuar do tiu vijë në ndihmë fëmijëve tëb përmbytur duke iu ofruar mbështetje sociale,organizuar aktivitete zbavitëse në pikat e tyre të përqëndrimit,ushqim,veshmbathje,materialet shkollore, lodra si dhe shërbimin psikologjik për traumën që ata po kalojnë.
Ndërsa kryetari i njësisë bashkiake nr 10 ka falenderuar organizatat që kanë mbështetur këtë inisiativë.
Koalicioni për mbështetje sociale të fëmijëve të zonave të përmbytura është një fushatë sensibilizimi duke parë gjëndjen e rënduar dhe situatën që po kalojnë fëmijët e këtyre zonave.